THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIME PËR VËZHGUES
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Përmirësimi i situatës të të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës – Klinika ligjore XII” i cili mbështetet financiarisht nga Civil Rights Defenders shpall thirrjen publike për vëzhgues për monitorimin e aksesit në drejtësi të grupeve vulnerabël, sipas një metodologjie
Helsinki Grek i drejtohet Këshillit të Evropës për rastet e tortures dhe trajtimit ç’njerëzor, duke perfshirë edhe shtetasit shqiptarë
Monitoruesi Grek i Helsinkit i drejtohet Presidentit të Këshillit të Ministrave, të Këshillit të Evropës, duke i kërkuar ndër të tjera ri-hapje të hetimeve për 12 çështje të fituara në Gjykatën e Strasburgut, me të paditur shtetin Grek. Një nga këto raste është Çelniku kundër Greqisë (Ilir Çelniku u vra nga forcat e policisë greke
THIRRJE PUBLIKE PËR EKSPERT TË MEDIAS
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin e Institucioneve të Reja Drejtuese të Drejtësisë” i cili zbatohet në kuadër të thirrjes “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri” zbatuar nga Save the Children
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kërkojnë konsensus dhe shmangie të formalizmit në konsultimin publik
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) që më datë 13 Nëntor 2017 ka përshëndetur ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në deklaratën tonë publike është theksuar nevoja që ky proces të ishte gjithëpërfshirës, cilësor, por jo i vonuar. Pas mbarimit të mandatit 6 mujor të këtij Komisioni dhe shtyrjes së afatit për veprimtarinë
Njoftim për shtyp
Komitetit Shqiptar të Helsinkit ju komunikua nga Monitoruesi Grek i Helsinkit se mbarëvajtja e procesit hetimor dhe gjyqësor për zbardhjen e rastit të dyshuar si torturë nga policia greke, karshi shtetasit shqiptar, të ndjerit Pëllumb Marnikollaj nuk është pozitive. Avokatët e familjarëve të të ndjerit, I cili humbi jetën në ambientet e një komisariati policie
Kërkohet ekspert për realizimin e një videoje ndërgjegjësuese
Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të kontraktojë një subjekt ose ekspert për realizimin e dy videove ndërgjegjësuese, një në kuadër të projektit “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut”, mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqipërinë, dhe një video në kuadër të projektit “Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën
Thirrje për Ekspert për Vlerësimin dhe Monitorimin e Projektit “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” financuar nga BE
Komiteti Norvegjez i Helsinkit kërkon të kontraktojë një Ekspert per Vlerësimin dhe Monitorimin e Projektit «Shoqëria Civile Kindër Ekstremizmit te Dhunshëm» financuar nga Bashkimi Evropian. Eksperti do të kontribuojë me një raport dhe rekomandime bazuar në gjetjet e Vlerësimit dhe Monitorimit të procesit të zbatimit të projektit. Raporti duhet të jetë një vlerësim i orientuar
NJË AKT I RËNDË DHUNE NË BURGUN E FUSHË-KRUJË
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) nëpërmjet medias të datës 31 Korrik 2018 u informua se në Burgun e Fushë Krujës, grupi i gatshëm i policisë së burgjeve kishte ushtruar dhunë ndaj të dënuarit A.L. Për verifikimin e ngjarjes, në datën 1 Gusht 2018, dy përfaqësues të KShH-së kanë shkuar në IEVP Fushë Krujë. Gjatë këtij
Vend i lirë pune!
Pozicioni i punës: – Asistent Financier/e e projekti. – Kontratë pune 3 mujore. – Me kohë të plotë pune (full-time). – Koha e provës 3 javë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon të punësojë një specialit që do të kryejë detyrën e aisistentit të Menaxherit të Financës të projekteve dhe në mënyre specifike të ofrojë asistencë
DREJTORIA E SIGURIMIT TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR I HAP RRUGË TRANSPARENCËS PËR TË DHËNAT E KËRKUARA PËR FIGURËN E SUBJEKTEVE NË KUADËR TË VETTINGUT
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka monitoruar dhe vazhdon të monitorojë zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë procesin e vettingut. Në këtë drejtim, KShH i ka kushtuar rëndësi të veçantë transparencës dhe zbatimit të së drejtës së informimit. Në datën 5 Shkurt 2018, Komisioneri për të Drejtën e Informimit