Thirrje publike e koalicionit “Drejtësi për të gjithë”
Në emër të Koalicionit “Drejtësi për të gjithë”, vlerësojmë se qytetarët kërkojnë hapa konkrete dhe vullnet të qartë nga të gjitha forcat politike dhe institucionet kushtetuese, për zbatimin efektiv të reformës në drejtësi dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pa këto dy reforma tepër të rëndësishme për vendin tonë, nuk mund të
Sot në dt. 27 Shkurt 2017, përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) u takuan me banorët e Fshatit Zharrëz të Bashkisë së Patosit, të cilët prej disa ditësh kanë nisur një tubim dhe kanë rrugëtuar drejt Tiranës, duke u vendosur para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Prej kohësh, banorët e Zharrëzës janë ankuar dhe
Duke marrë shkas nga njoftimet në media dhe nga disa ankesa të banorëve në fshatrat Borizane dhe Kadias të Krujës, të cilët ankohen se vazhdon djegia e furrave të gëlqeres, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) realizoi një mision verifikimi në terren. KShH mori takim me përfaqësues të zgjedhur, me banorë të zonës, me pronarë të
Sipas njoftimeve në median e dt. 18 Shkurt 2017, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Rrugën “Mine Peza”, (Burgu 302) Tiranë, i dha fund jetës 23 vjeçari, i paraburgosuri me iniciale N. L. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marrë shkas nga kjo ngjarje e dhimbshme shpreh shqetësimin se, vetëm brenda këtij viti
Të sigurohet ujë i pijshëm dhe t’i jepet fund ndotjes për banorët e Visokës
Në Fshatin Visokë të Bashkisë Mallakastër banojnë 400 familje, me rreth 1200 banorë. Ky fshat nuk ka patur historikisht ujësjellës. Ujin e pijshëm, banorët e siguronin në mënyra të ndryshme nga zonat përreth, qoftë duke e transportuar edhe me bagëti. Duke marrë shkas nga informacionet e pasqyruara në media, si dhe në kuadër të nismës
Nje Ligj i rendesishem – Niazi Jaho, Këshilltar Ligjor pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Në Tetor të vitit 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Është ligj i rëndësishëm sepse për herë të parë rregullohet procesi i njoftimit dhe i konsultimit publik i projektligjeve, dokumenteve strategjik kombëtar dhe vendor si dhe politikave më interes të lartë publik. Është veçanërisht i rëndësishëm sepse nëpërmjet dispozitave përkatëse
Deklaratë për Shtyp – Njoftimi i zgjedhësve në shtëpi
Dorëzimi i armëve të zjarrit shpëton jetë njerëzish
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) e mirëpriti Ligjin Nr: 141/2016 që, veç të tjerave, amnistoi nga ndjekja penale të gjithë personat që vullnetarisht deri në datën 30 Prill 2017 deklarojnë ose njoftojnë organet e policisë për dorëzimin e armëvë të zjarrit të çdo lloji. KShH mbështet organet e policisë së shtetit që në zbatim të
Të mos cënohet kontributi dhe ekspertiza amerikane për ndërtimin e shtetit ligjor dhe reofrmave të rëndësishme në vendin tonë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marrë shkas nga komunikata e djeshme për shtyp e Prokurorit të Përgjithshëm në drejtim të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald Lu, me keqardhje konstaton se, ky komunikim nuk është as i përshtatshëm dhe as i shëndetshëm për zbatimin e reformave në vendin tonë. KShH vlerëson
Të mos vonohen ndryshimet në kodin zjgedhor
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerëson rëndësinë e veçantë që ka zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit 2017, sidomos pas miratimit të ndryshimeve të ndjeshme në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë që sapo ka filluar nga zbatimi. Synimi kryesor është që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe demokratike duke