TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME DHE BORDI
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
  • PUBLIKIME
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA
    • NJOFTIME
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Dy organet ndihmëse të vettingut detyrohen të bëjnë transparencë të plotë pas ankimimit të KShH-së tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit
15/12/2019
Wednesday, 07 February 2018 / Published in 0 - Lajme, Deklarata, Gjyqesori - Deklarata & Njoftime
Dy organet ndihmëse të vettingut detyrohen të bëjnë transparencë të plotë pas ankimimit të KShH-së tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit

Komiteti Shqiptar i Helsinikit (KShH) fiton betejën e parë në kuadër të transparencës së kërkuar për publikun për procesin e Vettingut. Pas ankimimit tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit (Komisioneri), KShH-së i është pranuar ankimimi ndaj dy organeve ndihmëse të vettingut, përkatësisht ndaj Drejtorisë së Sigurisë së Informaciont të Klasifikuar (DSIK) dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Edhe pse nuk ndajmë të njëjtin qëndrim me Komisionerin për sa i përket ankesës sonë ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, KShH vlerëson transparencën e kërkuar nga Komisioneri ndaj dy organeve ndihmëse të cilat janë përgjegjëse për dy komponentë tepër të rëndësishëm të vettingut, pasuria dhe lidhjet e mundshme të gjyqtarëve/prokurorëve me krimin e organizuar. Parimi i transparencës është i rëndësishëm për forcimin e shtetit të së drejtës dhe me interes të veçantë për opinionin e publik, aq më tepër në kuadër të rezultateve të zbatimit të reformës në sistemit të drejtësisë.

Duke shpresuar që ky vendim të shërbejë si shembull për të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse të vettingut që duhet të realizojnë me përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe në frymën e ligjit transparencën ndaj publikut, po ju përcjellim shkurtimisht 3 rastet e ankimuara nga KSHH pranë Komisionerit.

Në datën 14 Nëntor 2017, KShH ju drejtua Komisionerit me ankim administrativ për mosdhënien e informacionit të plotë nga tre organet ndihmëse të sipërpërmendura, kryesisht për të dhëna të natyrës statistikore lidhur me kontrollet dhe vlerësimet paraprake që këto organe bëjnë sa i takon pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe subjekteve të tjera të vettingut.

Në datën 5 Shkurt 2018, Komisioneri ka disponuar me vendim për tre ankesat e mësipërme, ku i hapet rrugë transparencës së kërkuar nga DSIK dhe ILDKPKI . Në arsyetimin e këtyre dy vendimeve, Komisioneri vlerëson se informacioni i kërkuar në kuadër të procesit të vettingut i nënshtrohet kërkesave dhe detyrimeve të parashikuara në ligjin për të drejtën e informimit nr.119/2014. Është me interes interpretimi i Komisionerit sa i takon rëndësisë thelbësore që ka paraqitja e këtij informacioni në përmbushje të qëllimeve të procesit të vettingut, për rikthimin e besimit të shtetasve në sistemin e drejtësisë, bazuar në dispozitat e Ankesit Kushtetues dhe Vendimit të Gj.Kushtetuese nr.78 (2017). Lidhur me argumentin e parashtruar nga DSIK se informacioni është i klasifikuar, Komisioneri arsyeton në vendimin e tij se ky argument bie ndesh me nenin 39 të ligjit të vettingut, pasi parimisht informacioni bëhet publik në raportet që paraqiten nga ky organ tek Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, se ky informacion nuk rrezikon sigurinë e burimit apo nuk është i kushtëzuar nga qeveria e ndonjë shteti tjetër. Pra informacioni i kërkuar nga KSHH ndaj DSIK-së nuk është i klasifikuar.

Gjithashtu, gjejmë rastin të informojmë publikun se në dt. 5 Shkurt 2018, KShH u tërhoq nga ankimi administrativ i depozituar tek Komisioneri ndaj Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas paraqitjes së ankimit të KShH-së, Inspektorati na ka dërguar dy shkresa zyrtare ku vërehet se informacioni i përcjellë ka përmbushur nga pikëpamja formalo-ligjore kërkesën e tonë për informacion. Referuar shkresave të këtij organi, shkak për vonesën e dhënies së informacionit brenda afateve ligjore ka qenë mbingarkesa e veprimtarisë dhe mungesat në përqindje të lartë në burimet njerëzore të Inspektoratit.

Ndjekja e këtyre rasteve pranë Komisionerit është realizuar në kuadër të nismës “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e Vettingut”, me mbështetje të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”.

  • Tweet

What you can read next

KONFERENCË PËR SHTYP
Forume të hapura me organizatat e shoqërisë civile dhe nxënës të shkollave të mesme
Thirrje për ekspert për prodhimin e Spoti Televiziv ndërgjegjësues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

recent posts

  • Kërkohet transparencë, konsultim gjithëpërfshirës dhe respektim i Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për paketën ligjore “ANTI-KÇK”

    Organizatat e shoqërisë civile janë njohur me a...
  • Kërkohet transparencë, konsultim gjithëpërfshirës dhe respektim i Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për paketën speciale “ANTI-KÇK”

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njoh...
  • Deklaratë

    Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2018 Të gjitha të drejtat të Rezervuara

TOP