TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë konstaton shkelje për të drejtën e jetës për shkak të mos diagnostikimit të sëmundjes ose mjekimit të pakujdesshëm me pasojë vdekjen si dhe detyrimin e Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi Tiranë për shpërblim të dëmit pasuror dhe jo pasuror.
18/01/2023
0
Wednesday, 31 July 2019 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë konstaton shkelje për të drejtën e jetës për shkak të mos diagnostikimit të sëmundjes ose mjekimit të pakujdesshëm me pasojë vdekjen si dhe detyrimin e Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi Tiranë për shpërblim të dëmit pasuror dhe jo pasuror.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit(KShH) e ka ndjekur këtë çështje gjyqësore në kuadër të projektit “Së bashku me juristët e rinj të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të luftuar rastet e mashtrimit dhe korrupsionit” i mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Shqipëri.

Ditën e djeshme, dt. 30 Korrik 2019, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë shpalli vendimin për detyrimin e Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi Tiranë për shpërblimin e dëmit pasuror dhe jo pasuror, në shumën rreth 1,440,000 Lekë, në favor të shtetasve A.L dhe L.L të cilët kërkonin konstatimin e shkeljes së të drejtës së jetës ndaj të ndjerit L.L, për shkak të mos diagnostikimit të të sëmundjes ose mjekimit të pakujdesshëm me pasojë vdekjen. Kjo çështje gjyqësore është përfaqësuar nga avokati Z. Armand Sokoli kuadër të litigimit strategjik  që synon të krijojë praktika pozitive të mbrojtjes gjyqësore të të drejtave të shkelura të qytetarëve në nevojë.

Si është ndjekur ky rast gjyqësish nga KShH?

Pas marrjes së ankesës nga qytetarja A.L pranë zyrave të KShH, fillimisht u asistuan familjarët e të ndjerit L.L, duke i dhënë këshillimin ligjor për ndjekjen e rastit, si dhe në asistimin në ankimin e realizuar pranë Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë. Pas kësaj faze u vijua me përfaqësimin gjyqësish të palës paditëse duke iu drejtuar Gjykatës Administrative me kërkesë-padi me anë të së cilës kërkoi konstatimin e shkeljes së të drejtës së jetës. Kjo betejë e KShH së bashku me familjarët e të ndjerit ka filluar ne muajin Mars 2018 duke u finalizuar me  rivendosjen e një të drejte dhe një interesi të ligjshëm që u ishte shkelur familjarëve të të ndjerit, por gjithashtu do të shërbejë si një praktikë pozitive edhe për çdo qytetar të cilit i janë shkelur të drejtat në procedurat dhe protokollet mjekësore të ndjekura nga një institucion spitalor, duke sjellë pasoja të rënda apo të pariparueshme në shëndet deri në humbjen e jetës.

  • Tweet

What you can read next

Të rishikohet statusi i personelit të burgjeve
Sinjalizoni aktet korruptive – Legjislacioni për bilbilfryrësit (sinjalizuesit) ju mbron KShH ofron asistencë ligjore për këdo që vlerëson se është në pozitat e sinjalizuesit
THIRRJE PUBLIKE PËR EKSPERT TË MEDIAS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Reagim i përbashkët i një grupimi organizatash të shoqërisë civile për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme

    Ne, një grup i organizatave të shoqërisë civile...
  • Institucionet pengojnë vëzhguesit e KShH-së të monitorojnë praktikën për humbjen e jetës së të pandehurit E.Sheshi

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), u informu...
  • KERKESË PËR OFERTË – SUBJEKT/KOMPANI OFRIMI ME QERA NJË SALLË

    REALIZIMI I TRYEZES SE PËRBASHKËT NDËRMJET PART...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit