TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • INFORMIMI I PUBLIKUT DHE TRANSPARENCA NDAJ SHTETASVE, PARIME TË RËNDËSISHME DEMOKRATIKE
22/05/2025
0
Tuesday, 29 August 2017 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Mireqeverisja - Deklarata & Njoftime
INFORMIMI I PUBLIKUT DHE TRANSPARENCA NDAJ SHTETASVE, PARIME TË RËNDËSISHME DEMOKRATIKE

Në faqet e gazetës “Shqiptarja.com” në muajin Gusht të këtij viti janë publikuar të dhëna për pasurinë e subjekteve që në mbështetje të ligjit nr. 9049 datë 10.06.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë (i ndryshuar)”, janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e tyre. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerëson misionin e rëndësishëm të medias për të marrë informacion dhe për tia transmetuar atë publikut të gjerë, sidomos për çështjet që paraqesin interes të veçantë publik.

Këto publikime kanë tërhequr në fakt edhe vëmendjen e KShH-së si një organizatë joqeveritare që vepron në fushën e mbrojtjes së të drejtave të shtetasve dhe që synon zbatimin e ligjit. Megjithatë KShH, si një organizatë e pavaruar dhe e paanshme nuk paragjykon asnjë subjekt dhe asnjë të dhënë të deklaruar lidhur me pasuritë që disponojnë subjektet e ndryshme.

KShH në përmbushje të misionit të tij, vlerëson kontaktet e vazhdueshme që ai ka me qytetarë të shtresave të ndryshme, të cilët kanë shprehur shqetësimin lidhur me disa të dhëna të pasurive të deklaruara që paraqiten në shuma të mëdha, shtrirje të gjerë edhe në lloje të ndryshme. Këtë shqetësim, KShH e quan të drejtë dhe të ligjshëm. Ky është interesim i taksapaguesve shqiptare që duan dhe synojnë që zyrtarët dhe funksionarët e lartë, përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre si dhe gjithë subjektet e tjera që parashikon ligji i mësipërm, të krijojnë pasuritë e tyre vetëm mbi bazën e të ardhurave të ligjshme dhe të justifikuara si dhe të jenë të papërlyer. 

KShH mendon se publikimi në media ka të bëjë me të drejtën e informimit ndërsa në çështjen konkrete problem kryesor do të ishte rezultati i kontrolleve dhe verifikimeve që ushtrohet nga organi kompetent. Është fjala për rastet kur këto kontrolle janë kryer dhe kanë përfunduar. E theksojmë këtë sepse të dhënat e publikuara në shumicën e rasteve i përkasin disa viteve dhe jo vitit apo muajve të fundit.

KShH duke ju referuar neneve 31 dhe 40 të ligjit nr 9049 datë 10.06.2003, të ndryshuar, mendon se nuk do të përbënte sekret shtetëror dhe as do të cënonte ligjin mbi të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale që rastet e kontrolluara dhe të verifikuara të bëheshin publike. Konkretisht publiku duhet të informohet se cilët janë subjektet që kanë bërë deklarime në kundërshtim me ligjin dhe që nuk justifikojnë pasuritë e deklaruara, dmth burimin e tyre. 

KShH mendon se është e drejta e shtetasve dhe detyrim i organeve përkatëse që të informojnë publikun edhe mbi çështje të tilla dhe konkretisht: nëse janë marrë masa

  • Tweet

What you can read next

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR PËR OFRIMIN E SALLËS ME QERA, MATERIALEVE MBËSHTETËSE LOGJISTIKE DHE ORGANIZIMIN E DREKËS PËR PJESËMARRËSIT NË EVENTIN TRYEZË PUBLIKE (Format Hybrid)
KËRKESË PËR OFERTË

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit