TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • KShH fillon nismën për monitorimin e Organeve të Reja të Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë
13/05/2025
0
Wednesday, 25 April 2018 / Published in 0 - Lajme, Gjyqesori - Deklarata & Njoftime, Njoftime, Thirrje
KShH fillon nismën për monitorimin e Organeve të Reja të Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë

Korniza e re kushtetuese dhe ligjore për reformimin e sistemit të drejtësisë, ndër të tjera parashikon organizimin dhe funksionimin e organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, përkatësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) dhe Shkolla e Magjistraturës.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave të Integruara, gjatë periudhës Prill 2018 – Mars 2019 do të zbatoj nismën “Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin e Institucioneve të Reja të Qeverisjes të Drejtësisë” .

Përse lindi nevoja për të ndërmarrë këtë nismë:

  1. Monitorimi i kryer nga KShH për zbatimin e reformës në sistemit të drejtësisë, evidentoi ndër të tjerash vonesa në ngritjen e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe i Prokurorisë (KLP dhe KLGJ), si dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të cilat kanë ndikuar në mosplotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, në emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë, si dhe në mos ngritjen në kohë të institucioneve të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
  2. Përzgjedhja me short e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për KLGj-në dhe KLP-në, në mungesë të konsensusit mes anëtarëve të nën komisionit parlamentar, edhe pse një mënyrë për ta zhbllokuar procesin, vlerësojmë se nuk garantoi plotësisht zgjedhjen e anëtarëve të këtyre organeve, mbi bazë merite dhe integriteti.
  3. Vonesa ka patur gjithashtu në zgjedhjen e anëtarëve gjyqtarë dhe prokurorë për KLGJ-në dhe KLP-në. Kandidatët në radhët e këtyre anëtarëve po i nënshtrohen vettingut nga organet përgjegjëse të vettingut, proces ky që kërkon më shumë dinamizëm, por pa dëmtuar cilësinë e këtij procesi.
  4. Për ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” është diktuar nevoja e rishikimit të tij, pasi disa dispozita të këtij ligji janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me dy vendime të ndryshme të vitit 2017 (nr.41 dhe nr.78). Rishikimi i këtyre dispozitave kërkon gjithashtu kontributin e ekspertizës më të mirë vendase, paralelisht me kontributin e ekspertizës ndërkombëtare.

Duke u udhëhequr nga misioni i KShH-së, nisma jonë do të konsistojë në monitorimin e ngritjes, organizimit dhe funksionimit të institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë të dy Këshillave, atij të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë. Në fokus të nismës së KShH-së do të jetë transparenca karshi publikut, përgjegjshmëria, efikasiteti, cilësia në vendimmarrje e këtyre organeve kolegjiale sidomos ushtrimi i kompetencave të tyre lidhur me statusin dhe karrierën e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, etj.

Gjetjet dhe përfundimet nga monitorimi i KSHH-së do të vihen në dispozicion të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë si dhe misioneve ndërkombëtare të asistencës në vendin tonë. Sipas rëndësisë së tyre, ato do t’u komunikohen në mënyrë periodike medias dhe publikut, me qëllim që ky proces të jetë sa më transparent në sytë e qytetarëve, të cilët kërkojnë të rifitojnë besimin e humbur në organet e pavarura të drejtësisë.

  • Tweet

What you can read next

Komente me shkrim lidhur me zbatimin e Konventës kundër Torturës dhe Vuajtjeve të Tjera ose Trajtimit Mizor, Jonjerëzor a Degradues të OKB-së si dhe Protokollit Opsional të saj, nga autoritetet shtetërore Shqiptare
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT/KOMPANI OFRIMI TË PAJISJEVE ELEKTRONIKE
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR PËR ORGANIZIMIN E EVENTIT “SHKOLLË VERORE” NË SHËNGJIN NË DATAT 4-9 KORRIK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit