TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Njoftime, Thirrje
  • Njoftim per shtyp mbi ecurinë e deritanishme të monitorimit të procesit zgjedhor
20/03/2023
0
Sunday, 30 June 2019 / Published in Njoftime, Thirrje
Njoftim per shtyp mbi ecurinë e deritanishme të monitorimit të procesit zgjedhor

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), prej vitit 1996 ka monitoruar të gjitha zgjedhjet e qeverisjes vendore dhe parlamentare në vendin tonë, me qëllim për të kontribuar në ushtrimin e të drejtës së votës në mënyrë të lirë, vetjake, të fshehtë dhe të barabartë.

KShH ka akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 112 vëzhgues, të cilët më pas janë trajnuar për të monitoruar aspekte të rëndësishme të procesit parazgjedhor, të procesit të ditës së votimit dhe numërimit për Zgjedhjet e Qeverisjes Vendore të dt.30 Qershor 2019.

Në përgjithësi, nga monitorimi i deritanishëm, KShH vëren se klima e procesit gjatë votimeve në qendrat e monitorimit ka qenë e qetë dhe nuk janë shënuar incidente të dhunshme. Mgjth, në disa raste, vëzhguesit e KShH-së kanë konstatuar edhe parregullsi, për të cilat kanë bërë me dije anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit. Konkretisht:
Sipas informacionit që japin vëzhguesit nga qyteti i Gjirokastrës, rezulton se persona të paautorizuar prezantohen si vëzhgues partiak dhe informohen për numrin zgjedhor të zgjedhësit që voton, gjë që nuk është e lejueshme sepse në këtë mënyrë kërkohen të dhëna për të identifikuar ata që votojnë dhe ata që nuk votojnë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në qytetin e Tiranës, në qendrën e votimit nr. 18311, Kopshti nr. 25, Rr”Margarita Tutulani”. Vëzhguesi i KShH-së në qytetin e Vlorës, QV nr. 4475, në KZAZ nr. 84, raporton se një vëzhgues që u pretendua se ishte i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”, kërkonte nga KQV-ja informacion për numrin rendor të personave që kishin votuar dhe KQV-ja i dha informacionin që kërkohej.
Në QV nr. 1936 në qytetin e Tiranës, vëzhguesi i KShH-së depozitoi vërejtje me shkrim bazuar në nenin 105, gërma dh) të Kodit Zgjedhor për shkak se ka konstatuar se boja timbruese hiqet lehtësisht me ujë pas votimit, duke mos bërë të mundur lënien e shenjës dalluese në gisht brenda afatit 24 orësh.
Në qytetin e Elbasanit, në ambientet e jashtme të QV nr. 23071 ndodheshin persona të paautorizuar që bëjnë shoqërimin dhe identifikimin e personave që vinin për të votuar.
Në QV nr. 1492 pranë Shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, në orën 8:37 vëzhguesi ka paraqitur vërejtje me shkrim pasi në dhomën e fshehtë të votimit, votuesit futen familjarisht. Ndërkohë në QV nr. 4447 në qytetin e Vlorës konstatohet se zgjedhësit që i përkasin të njëjtës familje, pavarësisht se votojnë në dhoma të ndara votimi komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme me njëri tjetrin.

  • Tweet

What you can read next

“Sinjalizuesit” apo “Bilbilfryrësit”, instrumenti ligjor i pashfrytëzuar
KËRKESË PËR OFERTË SUBJEKT/KOMPANI OFRIMI TË PAJISJEVE ELEKTRONIKE BLERJE E NJË PAJISJEJE KOMPJUTER
Thirrje për subjekte/ekspertë për prodhimin e një videoje ndërgjegjësuese

1 Comment to “ Njoftim per shtyp mbi ecurinë e deritanishme të monitorimit të procesit zgjedhor”

  1. Komiteti i Helsinkit: Vonesa në mbledhjen e kutive dhe në numërimin e votave - Exit | Shpjegon Shqipërinë says :Reply
    01/07/2019 at 13:19

    […] pasur probleme në procesin e dorëzimit të kutive si dhe në numërim. Ndërkohë më herët KSHH pati raportuar edhe raste problematike gjatë procesit të […]

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit