TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Më shumë transparencë për vlerësimin e aftësive profesionale të prokurorëve në kuadër të procesit të vettingut
13/05/2025
0
Monday, 25 September 2017 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Gjyqesori - Deklarata & Njoftime
Më shumë transparencë për vlerësimin e aftësive profesionale të prokurorëve në kuadër të procesit të vettingut

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), me mbështetje të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë është angazhuar në monitorimin e një prej proceseve më të rëndësishëm të reformës në drejtësi, atij të vettingut.

Në datën 9 Gusht 2017, KShH ju drejtua me kërkesë për informacion, institucioneve që bashkëpunojnë me organet e vettingut për vlerësimin e pasurive, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Institucionet si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit i janë përgjigjur pjesërisht kërkesës së KShH-së për informacion.

Megjithatë, edhe pse kaluar 56 ditë nga data e paraqitjes së kësaj kërkese, nuk disponojmë ende informacion nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, e cila, bazuar në nenet 3, pika 10 dhe nenet 40 të ligjit për vettingun (nr.84/2016), nëpërmjet strukturës së saj përkatëse kryen vlerësimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit në kompetencën e saj, deri në konstituimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në kuadër të transparencës ndaj shoqërisë civile dhe publikut, KShH vlerëson se për një çështje kaq të rëndësishme paraqet interes të veçantë dhënia e informacionit të nevojshëm për hapat e ndërmarra deri më tani nga institucionet e sipërpërmendura, të cilat  janë ngarkuar me përgjegjësi direkte për të bërë verifikimet dhe vlerësimet e nevojshme për tre komponentët, mbi bazën e të cilëve do të realizohet vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

KShH mendon se çdo vonesë në këtë drejtim ndikon negativisht në procesin e zbatimit të legjislacionit të vettingut që konsiderohet kyç për përmbushjen me sukses të objektivave madhorë të reformës në organet e sistemit të drejtësisë.

  • Tweet

What you can read next

Për shkeljet e konstatuara gjatë monitorimit të kryer në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier dhe Fushë – Krujë
THIRRJE PËR TELEVIZIONE KOMBËTARE
Trafikimi i qenieve njerëzore, shkelje e dinjitetit njerëzor që duhet eliminuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit