Mjekët dhe personeli mjekësor kërkojnë mbrojtje të veçantë


Në orët e para të mengjesit të datës 11 prill 2008, z. Ali Rifatllari, mjek kirurg kardiolog në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza” u godit me thikë në mënyrë të befasishme nga një person që thuhet se është me precedentë penale dhe i sëmurë, por që nuk është mbyllur në një institut përkatës për personat me rrezikshmëri shoqërore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH-ja) ka bindje se të dhëna të tilla do të jenë objekt hetimi nga organi i prokurorisë.

Një grup i KShH-së, shkoi në spital dhe në takim me personelin mjekësor u informua se mjeku i plagosur i është nënshtruar menjëherë operimit të nevojshëm, është në trajtim intesiv dhe jashtë rrezikut për jetën. KShH-ja i uron mjekut dhe familjes së tij një shërim të shpejtë dhe vazhdim të kryerjes së misionit të tij të rëndësishëm dhe human në shërbim të shpëtimit të jetëve të njerëzve.

Por duke marrë shkas nga ky rast, KShH-ja shpreh keqardhjen se raste që kanë vënë në rrezik jetën dhe shëndetit të mjekëve dhe të personelit shëndetësor kanë ndodhur edhe në të kaluarën, ndërsa masat e marra nga organet përkatëse shtetërore kanë qënë të përkohshme dhe të cunguara.

KShH-ja e shikon të nevojshme të evidentojë faktin se në praktikën e përditshme dhe në momente të caktuara, kontributi i personelit shëndetësor ka qënë pozitiv dhe për t’u vlerësuar. Ata kanë qënë të gatshëm, duke punuar ditë dhe natë për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të dhënë atyre ndihmën e shpejtë, megjithë mangësitë e infrastrukturës në spitalet shqiptare dhe mungesës së theksuar të medikamenteve të domosdoshme dhe paisjeve të nevojshme.

Duke marrë shkas nga ky rast, KShH-ja I bën thirrje Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Shëndetësisë të vlerësojnë me seriozitet gjendjen në institutet tona shëndetësore.

KSHH-ja i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të marrë masa për krijimin e mjediseve të mjaftueshme shëndetësore për trajtimin e personave të sëmurë mendorë dhe që paraqesin rrezikshmëri për shoqërinë dhe vetë familjen.

KSHH-ja kërkon nga organet e drejtësisë të vlerësojnë me seriozitet rastet e gjykimit të personave që kryejnë krime dhe që paraqesin çrregullime mendore, të zbatojmë masat mjekësore me mjekim të detyruar.

KSHH-ja i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të garantojë mbylljen në institucionet shëndetësore të personave që paraqesin rrezikshmëri për shoqërinë dhe vetë familjen dhe për të cilët ka një vendim gjyqësor.

KShH-ja i sugjeron organeve të Ministrisë së Brendshme që të forcojë mekanizmë mbikqyrës në organet shëndetësore, në mbrojtjen e rregullit, qetësisë dhe parandalimin e veprave kriminale në mjediset spitalore dhe rreth tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postime

eventet

< 2020 >
August
MoTuWeThFrSaSu
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31      
TOP