Seancë dëgjimore në parlament për respektimin e të drejtave të fëmijëve


Në datën 21 nëntor 2006, me nismën e Qëndrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri (CRCA), disa organizata të të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve, ndër të cilat edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizuan një seancë të hapur dëgjimore me nënkomisionin parlamentar për të miturit për të drejtat e fëmijëve, në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo veprimtari i zhvillua në kuadër të përvjetorit të Konventës “Për të drejtat e fëmijës”

Problemet e trajtuara në seancën dëgjimore ishin: puna e fëmijëve, fëmijët e rrugës dhuna ndaj fëmijëve, fëmijët në konflikt me ligjin dhe arsimimi i fëmijëve.


Në këtë seancë të hapur dëgjimore, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH-ja) u fokusua në problemet e fëmijëve në konflikt me ligjin në përgjithësi dhe nevojat e mbështetjes së nismave për një drejtësi në interes të mirëqënies së fëmijës nw vecanti.

Përfaqësuesje e KShH-së në këtë seancë, znj. Etilda Saliu u ndal në nevojën për të mbështetur miratimin e paketës ligjore për sistemin e drejtësisë penale për të miturit, nxitjen e reformave ligjore për parashikimin dhe zbatimin e masave alternative për trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin, ngritjen dhe kategorizimin e institucioneve për trajtimin e të miturve nw konflikt me ligjin, rregullimet ligjore të nevojshme për përgatitjen e akteve nënligjore për fëmijët- viktimë dhe dëshmitarë si dhe parashikimin e fondeve për ngritjen e qëndrave sociale për trajtimin e të miturve.

Gjithashtu, KShH-ja rekomandoi marrjen e masave të nevojshme për të ndaluar abuzimin në punë të fëmijëve, dhunën e ushtruar ndaj tyre, nxitur arsimimin e tyre dhe trajtimin e fëmijëve të braktisur si dhe fëmijëve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes.

KShH-ja bëri edhe njëherë thirrje për më shumë bashkëpunim dhe nisma të përbashkëta për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve për të patur një respektim më të mirë të të drejtave të tyre në Shqipëri.

Në fund të kësaj seance degjimore, organizatat pjesëmarrëse i kërkuan znj. Majlinda Bregu, kryetare e këtij nënkomisioni që të organizojë çdo vit një seancë të hapur dëgjimore për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri. Nga ana e saj znj. Bregu, garantua më shumë mbështetje për nismat e OJF për respektimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2020 >
November
MoTuWeThFrSaSu
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      
TOP