TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata & Njoftime për shtyp
  • DEKLARATË PËR SHTYP-NDRYSHIMET NË LEGJISLACIONIN PROCEDURAL TË SISTEMIT TË DREJTËSISË CENOJNË AKSESIN NË DREJTËSI DHE CILËSINË E SAJ NDAJ QYTETARËVE
21/05/2025
0
Monday, 03 February 2025 / Published in Deklarata & Njoftime për shtyp

DEKLARATË PËR SHTYP-NDRYSHIMET NË LEGJISLACIONIN PROCEDURAL TË SISTEMIT TË DREJTËSISË CENOJNË AKSESIN NË DREJTËSI DHE CILËSINË E SAJ NDAJ QYTETARËVE

Tiranë, më 3 Shkurt 2025

DEKLARATË PËR SHTYP

Ndryshimet në legjislacionin procedural të sistemit të drejtësisë cenojnë aksesin në drejtësi dhe cilësinë e saj ndaj qytetarëve

Nëpërmjet platformës së Konsultimit Publik të Kuvendit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit është njohur me tre projektligje, të cilat kanë rëndësi për veprimtarinë dhe misionin e organizatës tonë, në mbrojtje të parimeve të shtetit të së drejtës si dhe të drejtave dhe lirive të njeriut, përkatësisht:

  1. Projekt- ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar;
  2. Projekt –ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8116, datë 29.03.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar;
  3. Projekt –ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar;

Me anë të një oponence ligjore, KShH i është drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë pasi ka identifikuar dhe analizuar disa problematika të natyrës kushtetuese. Oponenca e KShH-së fokusohet kryesisht në parime kushtetuese specifike, si parimi i sigurisë juridike dhe i pritshmërive të ligjshme sipas nenit 4 të Kushtetutës, parimi i ankimit efektiv në një shkallë më të lartë gjykate sipas nenit 43 të Kushtetutës, parimi i cilësisë së vendimmarrjes gjyqësore si tërësi e elementëve të procesit të rregullt ligjor, por po aq dhe i administrimit të drejtësisë, sipas nenit 42 të Kushtetutës, parimi i proporcionalitetit në ndërhyrjen kufizuese të të drejtave themelore  të njeriut sipas nenit 17 të Kushtetutës.

Ndër propozimet ligjore më të rëndësishme që KShH kundërshton janë si vijon:

  1. Kundërshtojmë uljen e numrit të gjyqtarëve në trupat gjykuese si në çështjet penale ashtu dhe në çështjet civile, pasi:
  • Trupat gjyqësore, diskutimet, qëndrimet e ndryshme, pakicat dhe paralelet brenda një trupi gjykues i japin vlerë vendimmarrjes cilësore dhe janë një garanci më tepër për individin, edhe për vendimin potencial në favor ose disfavor të tij;
  • Trupa gjykuese me tre gjyqtarë, ku potencialisht ka dhe hapësira për qëndrime të ndryshme në vendimin gjyqësor, rrit edhe mundësinë dhe cilësinë për kontrollin e mëtejshëm efektiv të tij në rast rekursi në Gjykatën e Lartë dhe ankimi kushtetues në Gjykatën Kushtetuese, bazuar në parimin kushtetues të ndërveprimit mes gjykatave dhe parimit të subsidiaritetit;
  • Ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale ofrojnë gjykim në apel me një gjyqtar nga tre që përbëhej më parë trupa gjykuese për gjykime themeli penale mbi fajësinë ose jo,  ndryshim i cili mund të zbehë cilësinë e gjykimit për një sërë procesesh penale për vepra penale ku parashikohet dënimi nga gjobë deri dy vite burg. 

Vlen të theksojmë se në muajin Maj 2021, hynë në fuqi dhe u ofruan ndryshime në trupat gjyqësore për çështje të ndryshme për aq sa u panë të arsyeshme, në shkallë të parë, në apel, dhe në Gjykatën e Lartë,  përmes ligjit nr.41/2021 që ndryshoi Kodin e Procedurës Penale dhe ligjit nr.44/2021, që ndryshoi Kodin e Procedurës Civile. Ndryshimet e shpeshta legjislative, në hapësira kohe shumë të ngushta për ligje procedurale që kërkojnë shumicë të cilësuar, në kuadër të problematikave që janë shfaqur për sa i takon efiçiencës gjyqësore si rrjedhojë e uljes së numrit të gjyqtarëve/prokurorëve, po krijojnë në vlerësimin e KShH-së modele të dëmshme eksperimentale në drejtim të aksesit në drejtësi dhe cilësisë së drejtësisë në vendin tonë.

  • Kundërshtojmë zgjerimin e rasteve të kufizimit të së drejtës së ankimit, pasi:   
  • duke parashikuar të drejtën për heqje dorë nga ankimi në apel, në Kodin e Procedurës Penale, me vullnetin e të pandehurit, edhe pse në pamje të parë duket se i pandehuri do të përfitojë (ulje e dënimit me burgim ose gjobë me një të gjashtën), në fakt shuan thelbin e së drejtës për ankim në një gjykatë më të lartë, sipas parashikimeve të nenit 43 të Kushtetutës, duke i hequr të drejtën për të kërkuar pafajësi të dënuarit, me argumentin përfitues të uljes së denimit.
  • Kundërshtojmë zgjerimin e rretheve të subjekteve që kanë kompetenca të lëshimit të urdhri të ekzekutimit, sikundër noterët, organet publike dhe nëpunësit publik, pasi:
  • Noterët dhe nëpunësit publikë, duke mos patur ekspertizën e duhur profesionale në lëshimin e titujve ekzekutivë dhe duke u ngarkuar edhe me këto kompetenca quasi gjyqësore, mund të sjellin edhe më shumë vështirësi për procesin dhe palët e përfshira;
  • Kalimi i përgjegjësive nga gjykatat tek shërbimi noterial/noterët mund të dëmtojë në tërësi besueshmërinë e individëve në ndjekjen e këtyre proceseve për lëshimin e titujve ekzekutivë;
  • Në respektim të parimit të panësisë dhe objektivizmit, noterët të cilët janë përgjegjës për nënshkrimin e kontratave apo akteve noteriale të palëve që përbëjnë titull ekzekutiv nuk mund të jenë edhe lëshues të urdhrave të ekzekutimit. E njëjta logjikë vlen edhe për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit nga vetë nëpunësi publik, ose organi, ose personi juridik i së drejtës publike për vendime të cilat përbëjnë tituj ekzekutivë sipas ligjit. I njëjti organ që harton dhe lëshon titullin ekzekutiv, kështu noteri apo organi publik, nuk mund të nxjerrë në të njëjtën kohë edhe urdhrin e ekzekutimit;
  • Gjykata e caktuar me ligj, në lëshimin e titujve ekzekutivë si gjykatë kompetente ka qenë në nivel tradite legjislative dhe organizimi të sistemit juridik, dhe si çdo traditë e konsoliduar nuk është e thjeshtë ta ndryshosh dhe të krijosh një tjetër model nga e para, sidomos në kushtet ku ndodhet i gjithë sistemi i drejtësisë sot, nën një proces të fortë reformimi shumëplanësh, ku duket se fokusi dhe qëllimi kryesor i ekzistencës së tij, dhënia e shërbimit publik të drejtësisë me profesionalizëm dhe eficencë qytetarit duket se është spostuar.
  • Tweet

What you can read next

Të mos cënohet kontributi dhe ekspertiza amerikane për ndërtimin e shtetit ligjor dhe reofrmave të rëndësishme në vendin tonë
Konkluzione për monitorimin e procesit gjyqësor administrativ për sigurimin e padisë për mbylljen e Kolegjit Mehmet Akif Ersoy
DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit