Nismat ligjore për dekriminalizimin nuk është monopol i partive politike


Sot mediat e vendit njoftuan se forcat politike parlamentare arritën marrëveshjen lidhur me përmbajtjen e projektligjit për dekriminalizimin dhe se do ta miratojnë atë, me unanimitet, në seancën më të parë të Kuvendit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) përshëndet këtë marrëveshje dhe shpreson se ky ligj, jo vetëm do të miratohet, por dhe do të zbatohet me korrektësi, me qëllim që të largohen, sa më parë personat e inkriminuar nga organet publike, të të gjitha niveleve.

Pavarësisht marrëveshjes, nuk mund të harrojmë se klasa politike është faktori që e krijoi këtë situatë dhe se shtetasit janë ata që kanë vuajtur rëndë pasojën e krijuar nga penetrimi i personave të inkriminuar në pushtetet shtetërore dhe administratën publike. Korrektësia, serioziteti dhe ndershmëria e trajtimit të kësaj çështjeje, deri në fund, do të kthejë besimin e lëkundur të popullit tek organet e pushtetit shtetëror dhe partitë politike, që janë votuar për ti krijuar ato.

Me këtë rast KSHH dëshiron të theksojë se, dekriminalizimi i pushteteve dhe administratës publike, si një çështje madhore, që garanton forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin e vendit dhe respektimin më të mirë të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, nuk është, e nuk mund të jetë çështje vetëm e klasës politike. Publiku i gjerë duhej të ishte përfshirë në të, që në fillim, sepse shtetasit dhe organizatat e shoqërisë civile kanë qenë gjithmonë të interesuar rreth saj dhe njëkohësisht kishin të drejtën morale dhe ligjore të kontribuonin në këtë nismë. Sot, shpresojmë, të informohemi në detaje rreth projektligjit, në formën e tij përfundimtare, si dhe të kemi mundësi të shprehemi rreth tij publikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2020 >
November
MoTuWeThFrSaSu
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      
TOP