TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Nje Ligj i rendesishem – Niazi Jaho, Këshilltar Ligjor pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit
21/03/2023
0
Saturday, 18 February 2017 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Mireqeverisja - Deklarata & Njoftime
Nje Ligj i rendesishem – Niazi Jaho, Këshilltar Ligjor pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Në Tetor të vitit 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Është ligj i rëndësishëm sepse për herë të parë  rregullohet procesi i njoftimit dhe i konsultimit publik i projektligjeve, dokumenteve strategjik kombëtar dhe vendor si dhe politikave më interes të lartë publik.

Është veçanërisht i rëndësishëm sepse nëpërmjet dispozitave përkatëse të këtij ligji organet publike janë të detyruar që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të krijuar të gjitha mundësitë për realizimin në praktikë të pjesëmarrjes së publikut dhe të gjithë palëve të interesuar në procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik. Këto dy momente shprehen si më poshtë: a) Projektakti duhet të publikohet në regjistrin elektronik. Ky është hapi i parë për njoftimin e publikut duke krijuar kështu mundësinë e organizimit të konsultimit publik, b) pas këtij njoftimi (që nënkupton njohjen me projektaktin) organizohen konsultimet e drejtpërdrejta dhe takimet publike me palët e interesuara.

Sipas ligjit “palë të interesuara”, në procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik janë organet publike, shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe grupet e interesit, personat fizik të huaj me vendqëndrim të përhershëm në Republikën e  Shqipërisë si dhe personat juridik të huaj të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

Në ligj jepen gjithashtu sqarime se çfarë duhet kuptuar me nocionin: “organ publik”. Kështu në nenin 2 pika 9 të ligjit thuhet se: “organ publik” është çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative, çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione administrative, çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative, çdo organ i Forcave të Armatosura, çdo strukturë tjetër për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative, si dhe çdo person  fizik ose juridik, të cilëve i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksionit publik.

Nga sa përmendëm më lart rezulton se informimin e publikut mbi hartimin e një projekt-akti si dhe organizimin e konsultimeve publike duhet ta kryejnë jo vetëm organet e pushtetit qendror por dhe ato të qeverisjes vendore, të forcave të armatosura, çdo institucion që kryen funksione administrative. Siç shihet gama është e gjerë. E megjithëkëtë ka ende organe që nuk njohin detyrimet ligjore që u ngarkon ligj dhe megjithëse kanë kaluar mbi 2 vjet nga miratimi i ligjit nuk rezulton të kenë informuar publikun  mbi projektaktet që po përgatiten dhe si pasojë nuk kanë organizuar ndonjë konsultim publik që paraqet interes për palët apo grupet e interesuara.

Të organizosh “konsultim publik”, nuk do të thotë thjesht të kërkosh shfaqen e mendimit ose të pretendosh se informacioni  është dhënë, por nuk na janë dërguar propozime apo sugjerime. Kjo siç u përmend më lart është një detyrimi ligjor i organeve publike, ose më mirë të themi ky është hapi i parë që çon në konsultimin publik.

Në ligj thuhet se gjatë periudhës së konsultimit nisur nga rëndësia e projekt-aktit  dhe interesit të lartë publik, organi publik mund të organizojë takime publike, ku palët e interesuara paraqesin opinionet e tyre. Për të shmangur çdo lloj formalizmi ligji ka parashikuar se për organizimin e konsultimeve publike njoftimi duhet të bëhet 20 ditë para takimit publik, madje duhet pjesëmarrësve në këtë takim t’u vihet më parë në dispozicion kopja e projektaktit që do të diskutohet.

Në këto takime publike, përfaqësuesi i organit publik që drejton mbledhjen, u krijon pjesëmarrësve të gjitha mundësitë për të shprehur lirisht mendimet e tyre. Theksojmë  se mbledhjet  në këto raste janë të hapura.

Rëndësia e këtyre takimeve qëndron edhe në faktin se në raste të tilla mbahet proces-verbali përkatës, madje takimi mund të regjistrohet. Do të ishte formale nëse konsultimi publik do të konsiderohej qëllim në vetvete dhe më pas çështja do të quhej e mbyllur. Ligjbërësi ka synuar arritjen e rezultateve efektive dhe konkrete. Është kjo arsyeja që në ligj është parashikuar që komentet dhe rekomandimet e marra gjatë procesit të konsultimit publik duhet që koordinatori i njoftimit të organit përkatës publik t’i grumbullojë.

Pas këtij veprimi është e detyrueshme që të shqyrtohen të gjitha komentet dhe rekomandimet. Ky shqyrtim duhet të kryhet nga organi publik që është përgjegjës për hartimin e projektakti. Është pikërisht ky organ që vendos pranimin ose refuzimin e rekomandimeve që palët e interesuara kanë paraqitur në mbledhjet për konsultim. Në këtë drejtim mund të bëhet pyetja: nëse organi publik do të ketë të drejtat e mësipërme si mund të veprohet kur komentet dhe rekomandimet refuzohen?

Kësaj pyetje i është përgjigjur vetë ligji kur shprehet se nëse palët e interesuara vlerësojnë se organi publik ka cënuar të drejtën e tyre për njoftim dhe konsultim publik kanë të drejtë të ankohen tek organi publik përgjegjës për zbatimin e procedurave të mësipërme. Ky organ është i detyruar që me marrjen e ankesës të përcaktojë masat e nevojshme dhe të reflektojë për vërejtjet e paraqitura. Por jo vetëm kaq, organi publik përgjegjës është i detyruar të njoftojë palën e interesuar për masat e marra, madje t’i ftojë ato t’i japin rekomandime ose të bëjnë komentet për projektaktin e diskutuar.

Veç sa më sipër pala e interesuar ka të drejtë të drejtohet edhe Komisionerit  për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave personale. Duke u mbështetur në këtë ankesë, Komisioneri kur e sheh të përshtatshme organizon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.

Kjo praktikë kur del nevoja është e rëndësishme sepse kur Komisioneri arrin në përfundimin se organi publik ka shkelur dispozitat e këtij ligji, i propozon organit përgjegjës marrjen e masave administrative. Cili është impakti që duhet të arrihet nëpërmjet zbatimit të këtij ligji?

Së pari do të rritet me një shkallë më të lartë ndërgjegjësimi i publikut dhe kontributi i tij në hartimin e projekt-ligjeve dhe projekt-akteve. Së dyti do të rritet përgjegjësia dhe integriteti i organeve publike. Së treti ligji synon të inkurajojë konsultimin publik sepse kjo është mënyra më efikas për miratimin me cilësi të projekt-ligjeve dhe projekt-akteve. Së katërti, konsultimi me publikun, i sanksionuar në ligj, gradualisht do të jetë pjesë përbërëse e veprimtarisë së organit publik që do të kontribuojë edhe në përpunimin e një metodologjie së ma të përshtatshme. Në përfundim e shikoj të nevojshme të përmend se mbas miratimit të këtij ligji, Këshilli i Ministrave me Vendimin Nr.828, datë 07.10.2015 ka miratuar rregullat e krijimit dhe administrimit të regjistrit elektronik, për njoftimet dhe konsultimet publike. Ky vendim është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr/177 vitit 2015.

  • Tweet

What you can read next

ESE: “Dhuna në familje” parë në këndvështrimin e nenit 2 KEDNJ (Të drejtës së jetës)
Propozimi për rregullimin e ri ligjor të medias!
Thirrje për pozicion të ri pune – Oficer/eFinance për grante të vogla dhe të mesme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit