TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM PËR SHTYP
21/05/2025
0
Tuesday, 15 September 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
NJOFTIM PËR SHTYP

FËMIJËT VIKTIMA TË EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM TË ISIS-IT NË SIRI

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) mbështet dhe inkurajon protestën e qytetarëve, klerikëve dhe familjarëve të fëmijëve që ndodhen në kampet siriane të ISIS-it, të kësaj organizate terroriste të ekstremizmit të dhunshëm.

Rreth 51 fëmijë shqiptarë jetojnë në këto kampe në mjerim dhe frikë, në rrezik të vazhdueshëm për shëndetin dhe jetën e tyre. Ata janë në zonat e luftës, dhe ndihen të përçmuar dhe të kërcënuar. KShH vlerëson se shteti dhe shoqëria shqiptare nuk mund të qëndrojnë indiferentë para kësaj gjendje të shqetësuese.

KShH është i ndërgjegjshëm për vështirësitë që paraqet shpëtimi (largimi) i fëmijëve nga këto kampe, e megjithë këtë, kjo nuk është e pamundur. Nuk duhet lejuar viktimizimi i mëtejshëm i tyre. Ndërgjegjia dhe humanizmi ynë, dashuria prindërore e familjeve dhe të afërmve të tyre e shoqëruar me veprime konkrete japin shpresë për shpëtimin e tyre.

Është kjo arsyeja që KShH i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe miqve tanë ndërkombëtare që ta japin kontributin e tyre dhe të koordinojnë veprimet për kthimin e këtyre familjeve në atdheun e tyre.

Gjithashtu, vlen të evidentohet se shtetet janë të lejuara nga e drejta ndërkombëtare të përdorin të gjitha mjetet paqësore për të realizuar të drejtën për mbrojtje diplomatike për shtetasit e tyre, të drejtat e të cilëve janë shkelur ose që ju kanoset një rrezik real në jetën dhe shëndetin e tyre, në një shtet tjetër. Në rastin e Shqipërisë, garantimi i mbrojtjes ndërkombëtare diplomatike ndaj shtetasve përbën një detyrim kushtetues të garantuar në nenin 8 të Kushtetutës tonë.

  • Tweet

What you can read next

KËRKESË PËR OFERTË SUBJEKT TREGTAR PËR ORGANIZMIN E EVENTIT KONFERENCË RAJONALE
KËRKESË PËR OFERTË
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR NË GOLEM/ DURRËS QË OFRON AKOMODIMIN, SALLË PËR MBLEDHJE DHE VAKTET FULL-BOARD PËR 24 PJESËMARRËS PËR 3 NETË (CHECK IN DT. 18 NËNTOR DHE CHECK OUT 21 NËNTOR)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit