TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM PËR SHTYP
19/09/2023
0
Thursday, 20 January 2022 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
NJOFTIM PËR SHTYP

Para disa ditësh, Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar ka njoftuar realizimin e një proteste nga mësuesit e arsimit parauniversitar të Tiranës, ku disa prej kërkesave të tyre kishin të bënin me përmirësimin e kushteve të punës së mësuesve, sigurisë në punë në raport me Covid 19, rritjen e pagës dhe e pagesave për orët e realizuara mbi normë, etj. Ditën e djeshme është realizuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, ku sipas njoftimeve zyrtare në median sociale, Ministria e Arsimit ka deklaruar se është e rëndësishme që të dëgjohet zëri i të gjithë aktorëve, në mënyrë që të merren vendime sa më të drejta.

Duke patur parasysh kërkesat e Sindikatës si dhe rritjen e numrit të infektimeve me SARS Covid-19, apo variantin e tij (Omicron), ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar rreth 2,832 raste pozitive, e shikojmë të nevojshme të reagojmë për nevojën për një vëmendje të shtuar dhe më shumë transparencë, si po ndikon kjo situatë në infektimin e mësuesve dhe nxënësve të shkollave në arsimin parauniversitar por njëkohësisht edhe në atë universitar si dhe në cilësinë e mësimit.
Misioni madhor i mësuesve dhe pedagogëve mbart një interes të lartë publik në drejtim të formimit me cilësi të të rinjve në vendin tonë, ndaj çdo rrezik ndaj shëndetit dhe jetës së tyre kërkon vigjilencë makismale. Është e rëndësishme të vlerësohet me kujdesin e duhur dhe në mënyrë sistematike, realizimi periodik i testeve në shkolla, si paraqitet numri i infektimeve në radhët e mësuesve dhe nxënësve, si po ndikon kjo gjendje në ngarkesën e mësuesve dhe pedagogëve, a po motivohen ata për ngarkesën për zëvendësimin e kolegëve të tyre si dhe cilat janë masa të tjera parandaluese (përveç atyre ekzistuese) që mund të kontribuojnë në përmirësimin e situatës.

Kur është çështja e mbrojtjes së jetës dhe shëndetit, disa masa kufizuese dhe parandaluese janë të domosdoshme. Mgjth, çdo kufizim i të drejtave dhe lirive të shtetasve duhet të respektojë kërkesat e nenit 17 të Kushtetutës, duke u përcaktuar qartazi në ligj, në përpjestim me gjendjen që i ka diktuar, si dhe në interes të publikut e mbrojtjes së të drejtave të të tjerëve. Këto kufizime nuk duhet të tejkalojnë kufizimet e vendosura në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Bashkëpunimi me qytetarët dhe shoqërinë civile, si dhe besimi i tyre ndaj institucioneve publike në drejtim të masave që marrin kërkon transparencë, konsultim paraprak, llogaridhënie dhe ligjshmëri.

  • Tweet

What you can read next

KShH vlerëson Raportin e përpiluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
NJOFTIM PËR SHTYP

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË

    SUBJEKT TREGTAR QË OFRON AKOMODIMIN DHE SALLË P...
  • THIRRJE PËR APLIKIM PËR TË PËRZGJEDHUR 6 STUDENTË TË FAKULTETEVE TË DREJTËSISË

    PËR LABORATORIN E PARË TË TË DREJTAVE TË NJERIU...
  • Vend Vakant “Koordinator Projektesh” (diplomuar për Drejtësi)

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njo...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit