TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Njoftim për shtyp
20/03/2023
0
Wednesday, 06 March 2019 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
Njoftim për shtyp

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), zhvilloi takime dhe anketime sipas kampionimit me gazetarët në tetë qytete ne vend. Qëllimi i këtyre anketimeve ishte që të vëzhgonte respektimin dhe zbatimin e Kodit të Punës nga punëdhënësit në sektorin e mediave. Anketimi u krye në Vlorë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër dhe Kukës.

Nga përgjigjjet e dhëna, duke respektuar anonimitetin dhe konfidencialitetin, nga vetë gazetarët konstatohet se ata shpesh punojnë pa kontrata pune e vazhdojnë të mos kenë të plota pushimet vjetore por vetëm 14 ditë nga 4 javë, siç e parashikon Kodi i Punës. Në fare pak media respektohet e drejta për 4 javë pushime vjetore. Gazetarëve u paguhet një pjesë e rrogës në bankë. Shpesh rroga u paguhet nga punëdhënësi në dy forma: cash në dorë ose në formën e honorareve, duke cënuar pagesën e rregullt të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Një gazetar lokal, pasi u pushua nga puna kërkoi të drejtat e tij dhe nisi përpjekjet për të zgjidhur çështjen në gjykatë. Por ai u kërcënua nga punëdhënësi dhe për këtë shkak ai e kallzoi në polici. Gazetari pas konfliktit me punëdhënësin u tërhoq nga denoncimi, por nuk dorëzoi padi gjyqësore edhe u largua nga qyteti ku jetonte.

Në një rast tjetër, një gazetar, gjatë kohës së anketimit, u pushua nga puna pas kërkesës së tij dhe të kolegëve për të marrë rrogën në kohë dhe jo me vonesa. Vonesa në pagesën e rrogave u vu re si fenomen ne disa media, ndërsa rezulton se asnjëra prej tyre nuk është paditur për këtë shkelje. Në njërën nga këto media gjatë kohës së anketimit gazetatarët të cilëve iu ishte shkelur e drejta për pagesë në kohë, nënshkruan një peticion dhe kjo solli largimin e menjëhershëm nga puna të njërit nga gazetarëve, që kishte nisur këtë proces. Gazetari nuk ngriti padi gjyqësore pasi nuk kishte besim se do e fitojë përballjen me pronarin në gjykatë.

Të anketuarit arsyetojnë se kjo situatë e veshtirë shkaktohet dhe nga mungesa e kontrolleve nga Inspektoriati i Punës dhe mungesa e kontrolleve të Drejtorisë së Tatimeve për pagesat fiktive që deklarohen në sistemin bankar.

Këto anketime u realizuan në kuadër të projektit “Mbështetje për median e pavarur në Shqipëri”, financuar nga Ambasada Britanike (nëntor 2018-shkurt 2019) i cili synon gjithashtu të ofrojë asistencë ligjore falas për mbrojtjen ligjore të drejtave të punës së gazetarëve.

  • Tweet

What you can read next

Thirrje për dy ekspertë për realizimin e një studimi në kuadër të nismës “Mbështetje për median e pavarur në Shqipëri”
ORGANET NDIHMËSE TË VETTINGUT VAZHDOJNË TË JENË JOTRANSPARENTE NDAJ OPINIONIT PUBLIK
OFICER PËR KOMUNIKIMIN DHE MENAXHIMIN E RRJETEVE SOCIALE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit