Për një sistem drejtësie më human dhe më efikas


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përshëndet miratimin e Ligjit “Për amnistinë” nga Kuvendi, si një mjet për uljen e mbipopullimit në burgje e paraburgime dhe shprehjen e humanizmit ndaj personave të privuar nga liria.

Megjithatë, do të deshëm të nënvizojmë se kjo amnisti nuk e shmangu fenomenin e mbipopullimit, i cili siç kemi theksuar vazhdimisht, krijon kushte per trajtim çnjerëzor e degradues, si dhe rritje të shpenzimeve nga buxheti i shtetit për mbajtjen e trajtimin e personave me liri të kufizuar.

Me këtë rast sjellim në vëmendje të opinionit publik se, mbipopullimi në burgje e paraburgime shkaktohet edhe nga aplikimi, në masë të gjerë, i masës së sigurimit “arrest me burg”; nga afatet e gjata të hetimit; nga aplikimi i ulët i dënimeve alternative ndaj burgimit; aplikimi jo i drejtë i lirimit me kusht dhe lirimit për shkak të rrezikut për jetën e të burgosurit; nga moszbatimi sa duhet i institutit të faljes së dënimit, etj.

Për këtë arsye ne u sugjerojmë organeve të drejtësisë, veçanërisht gjykatave dhe prokurorive, ta shikojnë dhe përmirësojnë veprimtarinë e tyre në këtë drejtim, sepse në një shoqëri demokratike, humanizmi është pjesë e zbatimit të drejtësisë penale .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit