Mbështetje për kthimin dhe riintegrimin e qëndrueshëm në Shqipëri dhe Serbi

Mbështetur financiarisht nga GIZ, kjo nismë po zbatohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe IAN (Rrjeti Ndërkombëtar i Ndihmës)

Periudha e zbatimit: Shkurt 2019 – Qershor 2020

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është ofrimi i asistencës psiko-sociale ndaj shtetasve të kthyer nga Gjermania dhe vendet e tjera të BE. Nëpërmjet këtij projekti synohet lehtësimi i procesit të riintegrimit të familjeve me fëmijë të mitur dhe të miturve të pashoqëruar, të cilët marrin mbështetje psikologjike, psikiatrike dhe sociale nëpërmjet grupit të specialistëve si psikolog e psikiatër, si dhe vullnetarë. Projekti ndihmon përfituesit e tij me këshillime psikologjike dhe psikiatrike të ofruara falas. Familjet dhe individët marrin mbështetje psiko-sociale para dhe gjatë procesit të regjistrimit në zyrat e punës për të qenë pjesë e tregut të punës. Ata gjithashtu marrin mbështetje në përgatitjen për një intervistë pune ose CV. Përfituesit gjithashtu marrin ndihmë për shërbime të ndryshme në institucione dhe procesin e riintegrimit. Fëmijët e tyre marrin ndihmë në procesin e arsimit nga vullnetarët.

Rezultatet gjatë zbatimit të projektit: Me qëllim informimin e institucioneve relevante dhe me synim për të rritur aksesin e individëve në këto shërbime, fletëpalosje janë hartuar dhe janë shpërndarë në mënyrë të vazhdueshme online me autoritetet kompetente, si Zyrat e Punës, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit dhe organizatat e shoqërisë civile. Që nga fillimi i zbatimit të projektit më shumë se 100 përfitues janë asistuar nëpërmjet ndihmës psikologjike dhe psikiatrike.

Mbi 80 përfitues ndër të cilët fëmijë, të rinj, gra dhe burra kanë marrë ndihmë psikologjike dhe një pjesë e tyre janë riintegruar edhe në tregun e punës. Mbi 20 përfitues kanë marrë asistencë psikiatrike. Në vijim, 25 familje të prekura nga tërmeti janë asistuar nëpërmjet ndihmës psikologjike.

Gjatë muajve në vazhdim të zbatimit të projektit, do të ofrohet asistencë psikologjike për individët e rikthyer nga Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së, si dhe ndihmë psikiatrike dhe mbështetje psiko-sociale nga vullnetarët për procesin arsimor të fëmijëve, me qëllim lehtësimin e procesit të riintegrimit në komunitet dhe në tregun e punës.

 

https://ahc.org.al/wp-content/uploads/2020/04/SERBI-SHQIPERI-fletvolante.pdf

  • CATEGORY
  • TAGS