TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • RASTET E PËRSËRITURA TË NDOTJES JANË KËRCËNIM PËR MJEDISIN E SHËNDETSHËM SI DHE PËR BREZAT E SOTSHËM DHE TË ARDHSHËM (NENI 59 I KUSHTETUTËS)
20/03/2023
0
Friday, 26 June 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
RASTET E PËRSËRITURA TË NDOTJES JANË KËRCËNIM PËR MJEDISIN E SHËNDETSHËM SI DHE PËR BREZAT E SOTSHËM DHE TË ARDHSHËM (NENI 59 I KUSHTETUTËS)

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) edhe më parë ka reaguar publikisht për ndotjen e mjedisit dhe mosveprimin e institucioneve përgjegjëse shtetërore. Mbrojtja e mjedisit dhe garantimi i një mjedisi të pastër është jetësore për shëndetin e njerëzve. Autoritetet publike kanë detyrimin pozitiv të kujdesen për këtë qëllim dhe në përputhje me ligjin të marrin masa ndëshkuese ndaj personave juridikë apo fizikë që i shkelin legjislacionin në fuqi.

Nisur nga zhvillimet e fundit në media, KShH vëren disa raste të publikimit të informacioneve të shoqëruara me pamje filmike, të gjendjes shqetësuese të ndotjes në disa zona të vendit. Në këtë drejtim, zëri i njerëzve që shprehet edhe nëpërmjet protestave nuk dëgjohet. Kështu p.sh.: ka më tepër se 10 ditë që banorëve të Çermës në Bashkinë e Divjakës u rrezikohet shëndeti (në mënyrë të veçantë i fëmijëve të tyre) nga djegia e plehrave pranë lumit Shkumbin. Menaxhimi i mbetjeve në Rrogozhinë vazhdon të jetë problem. Me pasoja tepër të dëmshme është edhe gjendja e plehrave në Kavajë, sidomos për faktin se bashkë me to, digjen mbetjet spitalore, kur dihet se për trajtimin e tyre ka dispozita të veçanta. Gati 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë që përshkojnë qytetin e Gjirokastrës, ndërkohë që koshat përbri  rrugëve, afër të cilëve kalojnë këta përrenj, përdoren shumë pak.

Sidomos gjatë muajve të karantinës, për shkak të pandemisë, situata paraqitet e rënduar. KShH vëren se përkundrejt nevojës për të forcuar kontrollin dhe sanksionimin e ndotësve, në fakt kjo rezulton të jetë dobësuar nga organet ligjzbatuese si Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), Policia e Shtetit, etj.

Edhe pse organet përkatëse të qeverisjes vendore shpesh herë janë në dijeni, ato në mjaft raste kufizohen me dhënien e premtimeve apo kalimin e përgjegjësisë tek organet kompetente. Është kjo arsyeja që KShH ju sugjeron Institucioneve në nivel qendror dhe në mënyrë të veçantë Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që të urdhërojnë dhe kontrollojnë zbatimin rigoroz të ligjit, të bashkëpunojnë në mënyrë efektive duke i dhënë rëndësi parësore verifikimit të ankesave të qytetarëve dhe të dhënave të sinjalizuara në media.

KShH thekson se shteti ka detyrimin pozitiv të reagojë në mënyrë proaktive në të gjitha ato raste kur ndërmarrjet apo kompanitë e ngarkuara me menaxhimin e plehrave dhe në përgjithësi me ruajtjen e pastër të mjedisit nuk zbatojnë detyrat e tyre, gjë që shoqërohet me pasoja të dëmshme në shëndetin dhe jetën e njerëzve. Sipas KShH-së, në këtë drejtim kërkohet më tepër transparencë dhe llogaridhënie. Premtimet boshe apo ushtrimi i veprimtarisë në mënyrë të fragmentarizuar dhe me fushata afatshkurtra, nxisin ankesat e përsëritura dhe nuk sjellin përmirësim real të gjendjes.

  • Tweet

What you can read next

Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar
RASTI I TËRKUZËS/ “NDOTJA e ajrit dhe ujit”, masakra mjedisore që po i bëhet Kamzës
DEKLARATË PËR SHTYP – NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË, JO TË NXITUARA DHE NË PËRPUTHJE ME STANDARTET DHE DOKUMENTET NDËRKOMBËTARE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit