TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME DHE BORDI
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
  • PUBLIKIME
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA
    • NJOFTIME
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata
  • Rrezikohet shëndeti i banorëve të Kamzës
28/01/2021
Monday, 31 July 2017 / Published in Deklarata, Mireqeverisja - Deklarata & Njoftime
Rrezikohet shëndeti i banorëve të Kamzës

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marrë shkas nga informacionet e medias, se në shtratin e lumit Tërkuzë në Bashkinë Kamëz, depozitohen dhe digjen mbetjet urbane, e verifikoi gjendjen në vend.

Gjatë verifikimit rezultoi se pa mbërritur ende në vendin e depozitimit të mbetjeve, në ajër dukeshin shtëllunga tymi të zi. Afro 200 banorë protestonin për këtë shkak. Gjatë bisedave me një pjesë të tyre, ata pretendonin se kjo gjendje vazhdon prej shumë vjetësh, gjë që ka ndikuar negativisht në shëndetin e njerëzve, veçanërisht të fëmijëve që vuanin nga astma bronkiale.

Personeli i Ndërmarrjes së Pastrim – Gjelbërimit, në varësi të Bashkisë Kamëz, pranoi depozitimin e mbetjeve nga ky institucion, por pretenduan se djegia e tyre ishte pasojë e nxehtësisë.Drejtori i Qendrës Shëndetësore Kamëz, i pyetur në lidhje me këtë çështje, pohoi se një ndotje e tillë e ajrit në afërsi të banesave ndikon negativisht në rrugët e frymëmarrjes, pra edhe të Astmas.

Në takimin me personelin e Inspektoratit të Mjedisit, pranë Ministrisë së Mjedisit, rezultoi se nuk ishin në dijeni të kësaj situate, por u angazhuan se do të vihej në lëvizje Inspektorati Rajonal i Mjedisit, Tiranë. Nga personeli i mësipërm u informuam gjithashtu se, vendi ku depozitoheshin mbetjet nuk është i lejuar siç e kërkon legjislacioni përkatës.

KShH e konsideron këtë gjendje tepër shqetësuese për faktin se ndotet ajri dhe uji i lumit. KShH vlerëson se veprime të tilla nuk janë në përputhje me nenin 59, pika 1, shkronjë “d” të Kushtetutës, ku thuhet se shteti synon garantimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotshëm dhe të ardhshëm.

Gjithashtu, KShH ka parasysh se: a) sipas nenit 26 të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, bashkitë janë përgjegjëse për sigurimin në nivel vendor të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja; b) sipas nenit 5 të Ligjit nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ato menaxhohen duke mos vënë në rrezik shëndetin e njeriut, ajrin, tokën, bimët dhe kafshët. Veç kësaj, sipas nenit 12, pika 2 të ligjit të mësipërm, çdo njësi e qeverisjes vendore duhet të hartojë planin vendor të menaxhimit të mbetjeve. Për mënaxhimin e tyre kërkohet pajisja me leje mjedisore; c) Në një kre të veçantë të Kodit Penal, në fuqi, parashikohen veprat penale kundër mjedisit, përfshirë ndotjen e ajrit, të ujërave, etj.

KShH duke u nisur nga gjendja e konstatuar në vend, u bën thirrje organeve kompetente të ndërhyjnë me urgjencë për të evituar ndotjen e mëtejshme që rrezikon shëndetin e njerëzve.

KShH i sugjeron organit të prokurorisë që me nismën e saj të fillojë ndjekjen penale.

  • Tweet

What you can read next

DEKLARATË PËR SHTYP
Kërkohet transparencë, konsultim gjithëpërfshirës dhe respektim i Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për paketën ligjore “ANTI-KÇK”
Të sigurohet ujë i pijshëm dhe t’i jepet fund ndotjes për banorët e Visokës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KShH i sugjeron partive politike (subjekteve zgjedhore) të dorëzojnë në kohë të arsyeshme listën kandidatët për deputetë, me qëllim që ti nënshtrohen verifikimeve përkatëse në drejtim të ‘pastërtisë së figurës së tyre”

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerëson n...
  • THIRRJE – Për angazhimin e një eksperti për hartimin e një metodologjie të përparuar të monitorimit të zgjedhjeve

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...
  • NJOFTIM PËR SHTYP

    Në 5 tetor 2020, Kuvendi i Republikës së Shqipë...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2018 Të gjitha të drejtat të Rezervuara

TOP