TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM PËR SHTYP
20/03/2023
0
Saturday, 16 February 2019 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp
NJOFTIM PËR SHTYP

Ecuria e procesit të vettingut

Për periudhën 1 Shkurt 2018 – 31 Janar 2019

Procesi i vettingut, edhe pse, deri tani, ka ecur me ritme të ngadalta ka arritur një sërë objektivash të rëndësishëm. Kjo duket nga të dhënat e vitit të parë të veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Kështu, nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë, në tërësi, janë vettuar gati 1/8 e tyre ose 12.5%. Mandati i KPK është 5 vite dhe institucioni ushtron veprimtarinë prej 1 vit e shtatë muaj (nga qershori i vitit 2017). Ndërkaq, ende nuk ka përfunduar procesi i vettingut për disa nga subjektet prioritare, përkatësisht për 5 anëtarë të KED-së (3 anëtarë + 2 anëtarë zëvendësues) dhe për 1 kandidat për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Pjesa më e madhe e vendimeve të KPK-së, të marra deri në fund të muajit janar 2019, (91  nga 99 prej tyre) rezulton të jenë të arsyetuar.

Sipas statistikave të përpunuara nga KSHH bazuar në vendimet e arsyetuara, deri tani:

–           janë dorëhequr 15 subjekte të vettingut. Procesi është ndërprerë ose pushuar për 5 gjyqtarë të niveleve të ndryshme, 3 prokurorë, 1 anëtar i Gjykatës së Lartë, 1 anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1 këshilltare e Gjykatës Kushtetuese dhe 4 ndihmësa ligjorë në Gjykatën e Lartë.

–           janë dhënë 34 vendime shkarkimi. Këto së bashku me numrin e subjekteve të dorëhequr përbëjnë 53% të subjekteve të vettuar gjatë vitit të parë që largohen nga  sistemi i drejtësisë, si rezultat i vendimmarrjes në shkallë të parë të vettingut. Vendimet e shkarkimit janë dhënë për 12 gjyqtarë, për 12 prokurorë, për 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë, për 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për 1 ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të shkallës së parë. Pjesa më e madhe e tyre është lidhur me kriterin e pasurisë ose mbi bazën e këtij kriteri dhe një kriteri tjetër (kontaktet e papërshtatshme dhe aftësitë profesionale). Vetëm 1 subjekt rezulton të jetë shkarkuar për “kontaktet e papërshtatshme” me krimin e organizuar dhe asnjë subjekt nuk rezulton të jetë shkarkuar posaçërisht vetëm për kriterin e aftësive profesionale, pavarësisht nga numri i lartë i denoncimeve që ka patur publiku për një pjesë të tyre.

–           janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit 42 gjyqtarë dhe prokurorë.

–           E drejta e ankimimit ndaj vendimeve të KPK është ushtruar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), gjatë kësaj periudhe, 47 herë, nga të cilat në 29 raste nga vetë subjektet e rivlerësimit dhe 18 herë nga Komisioneri Publik.

Edhe ritmet e shqyrtimit të çështjes në KPA nuk rezultojnë të jenë dinamike. Për periudhën në fjalë, rezulton se KPA ka dhënë 11 vendime të arsyetuara, ku në shumicën dërmuese, në 8 prej tyre është vendosur lënia në fuqi e vendimeve të KPK-së, në 2 raste është vendosur ndryshimi i vendimit dhe në 1 rast, subjekti ankues është tërhequr nga e drejta e ankimit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka monitoruar që në fillimet e tij procesin e vettingut, në kuadër të projektit “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e Vettingut”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA).

Për më shumë informacion KSHH ju ftojmë të lexoni të dhënat e nxjerra në infografikat e botuara në faqen zyrtare të KSHH dhe rrjetet sociale zyrtare të saj:

https://ahc.org.al/te-dhena-statistikore-per-ecurine-e-procesit-te-vettingut/

https://www.facebook.com/KomitetiShqiptarIHelsinkit/posts/1839902776133244

https://www.facebook.com/vettingu.ne.lupe/posts/817291515291655

https://twitter.com/AHC_KSHH/status/1096040299359596544

https://my.visme.co/projects/q6rpg3y9-te-dhena-statistikore-mbi-ecurine-e-vettingut-per-periudhen-1-shkurt-2018-31-janar-2019#.XGVuaqIcXdY.facebook

  • Tweet

What you can read next

THIRRJE PUBLIKE PËR EKSPERTË VENDAS – PSIKIATËR DHE PSIKOLOG
MESAZH SENSIBILIZUES – Të mbrojmë integritetin fizik dhe mendor si dhe dinjitetin njerëzor të vajzave dhe grave!
Kërkohet transparencë, konsultim gjithëpërfshirës dhe respektim i Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për paketën ligjore “ANTI-KÇK”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit