TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME DHE BORDI
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
  • PUBLIKIME
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA
    • NJOFTIME
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata
  • Të mos vonohen ndryshimet në kodin zjgedhor
13/12/2019
Monday, 30 January 2017 / Published in Deklarata, Zgjedhje te Lira dhe te Ndershme - Deklarata & Njoftime
Të mos vonohen ndryshimet në kodin zjgedhor

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerëson rëndësinë e veçantë që ka zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit 2017, sidomos pas miratimit të ndryshimeve të ndjeshme në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë që sapo ka filluar nga zbatimi. Synimi kryesor është që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe demokratike duke arritur kështu standartet që kërkohen.

Por KShH shpreh shqetësimin se kundërshtimet dhe qëndrimet e ndryshme partiake midis mazhorancës dhe opozitës po vonojnë hartimin e projekt ndryshimeve të nevojshme mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.

Është kjo arsyeja që KShH sugjeron që duke anashkaluar interesat e ngushta partiake, problemet e konstatuara të zgjidhen nëpërmjet dialogut konstruktiv.

KShH vëren se pasojat e vonesës mund të shoqërohen së pari me faktin që projekt ndryshimet në Kodin Zgjedhor të mos i nënshtrohen diskutimeve dhe debatit konsultues gjithëpërfshirës. Së dyti kjo vonesë mund të pengojë KQZ-në në ushtrimin e funksioneve të saj ligjore. Së treti kjo vonesë mund të çojë në ngushtimin e afateve ligjore për regjistrimin e subjekteve zgjedhore, ngritjen dhe trajnimin e KZAZ-ve, paraqitjen e listave shumë emërore të kanditatëve etj. Rrjedhimisht vonesa mund të prekë mbarëvajtjen e aspekteve të rëndësishme të procesit parazgjedhor dhe rrjedhimisht do të ndikonte në cenimin e standarteve të kërkuara për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu, miratimi me vonesë i këtyre ndryshimeve mund të ndikojë në ndërgjegjësimin jo të plotë të zgjedhësve, të cilët duhet të njihen në kohë dhe me cilësi, me ndryshimet që do të pësojë Kodi ynë Zgjedhor.

Edhe pse siç dihet, partitë politike (subjektet zgjedhore) janë faktor i rëndësishëm për përgatitjen e opinionit të gjerë publik, ato nuk mund të kenë monopolin në hartimin e reformës zgjedhore. E drejta e votës është një akt vullnetar dhe qytetar i secilit, e sanksionuar në Kushtetutë dhe në Protokollin 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

  • Tweet

What you can read next

KONFERENCË PËR SHTYP – PËR PREZANTIMIN E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARPRAKE TË MONITORIMIT TË PJESSHËM TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE TË DT 25 QERSHOR 2017
Shkresë Komisionit të Posacëm për Reformën Zgjedhore mbi Rekomandimet e OSBE-ODIHR
NJOFTIM PËR SHTYP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

recent posts

  • Kërkohet transparencë, konsultim gjithëpërfshirës dhe respektim i Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për paketën ligjore “ANTI-KÇK”

    Organizatat e shoqërisë civile janë njohur me a...
  • Kërkohet transparencë, konsultim gjithëpërfshirës dhe respektim i Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për paketën speciale “ANTI-KÇK”

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njoh...
  • Deklaratë

    Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje ...

Eventet Kalendarike

<
< 2019 >
December
>
Month
Month
List
Week
Day
MoTuWeThFrSaSu
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2018 Të gjitha të drejtat të Rezervuara

TOP