TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • Klinika Legale - Deklarata & Njoftime
  • VDEKJA E SHTETASIT ENEA FTOI KËRKON NJË HETIM TË PLOTË DHE TË GJITHËANSHËM
20/03/2023
0
Monday, 21 May 2018 / Published in Klinika Legale - Deklarata & Njoftime, Njoftime, Thirrje

VDEKJA E SHTETASIT ENEA FTOI KËRKON NJË HETIM TË PLOTË DHE TË GJITHËANSHËM

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) më datë 17 Maj 2018 u informua nga familjarët për të ndjerin Enea Ftoi i arrestuar nga policia e Korçës, se kishte vdekur në komisariatin e policisë dhe ishte dërguar në Spitalin Rajonal Korçë. Në bisedën telefonike familjarët pretenduan se punonjësit e policisë kishin ushtruar dhunë ndaj tij dhe vdekja e tij kishte ndodhur pikërisht për këtë shkak.
Po në datën 17 Maj 2018, dy punonjës të këtij Komiteti shkuan në qytetin e Korçës për të verifikuar ankesat e familjarëve të viktimës në komisariatin e policisë.

Gjatë verifikimit në komisariatin e policisë rezultoi se Enea Ftoi në datën 14.05.2018 ishte arrestuar në flagrancë për veprën penale të vjedhjes me dhunë. Nga vizita mjekësore që i ishte bërë të arrestuarit gjë që ishte pasqyruar edhe në dokumentacionin përkatës, rezultoi se ai ishte përdorues droge dhe për ta qetësuar, atij i ishte dhënë diazepam me injeksion dhe tabletë. Në datën 17 Maj 2018 u konstatua vdekja e tij dhe për këtë u transportua i vdekur në Spitalin Civil Korçë. Për vdekjen e tij u njoftua prokuroria e cila filloi dhe çështjen penale.

Në takimin që u mor me familjarët e viktimës ata pretenduan se vdekja e Enea Ftoit kishte ardhur si pasojë e ushtrimit të dhunës nga punonjësit e policisë që në momentin e arrestimit në flagrancë. Veç kësaj ata pretendonin gjithashtu se policia me qëllim që të mbulonte ushtrimin e dhunës ndaj tij nuk i kishte njoftuar fare ata. Për vdekjen e Enea Ftoit ata u vunë në dijeni në datë 17 Maj 2018 ditën kur ishte vendosur shqyrtimi i masës së sigurimit nga gjykata. Punonjësit e KShH-së me datë 18.05.2018 realizuan një mision verifikimi.

Nga verifikimet e kryera në Komisariatin e Policisë së Korçës, sipas dokumentacionit të administruar nga personeli i këtij Komisariati rezultoi se i ndjeri Enea Ftoi kishte qëndruar në ambientet e këtij Komisariati nga data 14 Maj (ora 12:00) deri në datën 17 Maj (nuk ishte dokumentuar orari i daljes së trupit të viktimës nga ambientet e Komisariatit). Komisariati kishte një regjistër të veçantë ku dokumentohej takimi i të ndaluarve dhe të arrestuarve me prokurorin dhe avokatin mbrojtës. Sipas stafit të Komisariatit kishte patur një takim me prokurorin dhe avokatin kryesisht të të ndjerit gjatë qëndrimit të tij në Komisariat, por në regjistrin e sipërpërmendur nuk dokumentohej apo nuk kishte patur siglim nga prokurori apo avokati mbrojtës si dhe vetë i arrestuari, për këtë takim. Nga kontakti i marrë me kryeinfermierin e Komisariatit rezulton se sipas thënieve të tij, i ndjeri ka marrë mjekim dhe është kontrolluar nga ai çdo ditë, ndërkohë që vëzhguesit e KShH-së konstatuan se për të ndjerin është dokumentuar në regjistrat përkatës se është kontrolluar vetëm në datën 15 Maj, ora 15:00. Dëshirojmë të evidentojmë faktin se kontrolli nuk është bërë nga një mjek për shkak të mungesës së një pozicioni të tillë në organikën e personelit. Gjithashtu, vëzhguesit e KShH-së vunë re se, ditën kur i ndjeri kishte ndërruar jetë, kishte një mospërputhje mes Regjistrit të Dorëzimit të Shërbimit dhe shkresës përcjellëse drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Konkretisht, në Regjistrin e Dorëzimit të Shërbimit, të dt.17 Maj, nga ora 6:00 deri në 7:45 (të mëngjesit) rezulton se kur ishte bërë ndërrimi i turneve, gjendja e të gjithë të ndaluarve dhe arrestuarve paraqitej normale dhe pa probleme. Ndërkohë në shkresën Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, nga ky Komisariat është bërë me dije se shtetasi Enea Ftoi ka ndërruar jetë në orën 07:30, të datës 17 Maj 2018. Gjithashtu, punonjësit e kontaktuar nuk ishin në gjendje të jepnin një informacion për kushtet dhe rrethanat në të cilat kishte ndodhur vdekja e këtij shtetasi. U vërejt gjithashtu se, familjarët e të ndjerit nuk ishin kontaktuar në rrugë telefonike (edhe pse numrat e tyre disponoheshin nga autoritetet) lidhur me vdekjen e Eneas, ndërkohë që kishin marrë dijeni vetëm kur kishin shkuar në gjykatë për seancën e vleftësimit të masës. Punonjësit e Komisariatit e pranuan faktin që nuk kishin mundur ti njoftonin në kohë.
Nga takimet e marra në Spitalin e Korçës me personelin përkatës nuk na u dha asnjë informacion me argumentin se çështja ndiqej nga prokuroria dhe rezultati i autopsisë do të bëhej i njohur pas 21 ditësh. Nga kontaktet e marra me personelin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë nuk mundëm të merrnin takim me prokurorin e çështjes me argumentin se çështja ishte në hetim. Nga kontakti i marrë me mjekun ligjor, Dr. Gjergji Kacauni na u komunikua se nuk mund të jepej informacion mbi rezultatet e autopsisë dhe nëse kjo autopsi kishte përfunduar, duke e konsideruar këtë informacion si sekret hetimor.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i shpreh familjarëve të viktimës ngushëllimet e tij. KShH i sugjeron organeve përkatëse të procedimit penal të hetojnë çështjen në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe objektive aq më tepër se vdekja e viktimës ka ndodhur në ambjentet e komisariatit të policisë pas 3 ditësh nga arrestimi i tij në flagrancë. Veçsa më sipër KShH i sugjeron organeve të procedimit penal për të verifikuar të gjitha pretendimet e familjarëve si dhe shkakun e mosnjoftimit të vdekjes së Enea Ftoit familjarëve të tij.

  • Tweet

What you can read next

KERKESË PËR OFERTË – SUBJEKT/KOMPANI OFRIMI ME QERA NJË SALLË
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE
THIRRJE PËR INTERNSHIP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit