Njoftim – Fillon nisma për monitorimin e seancave gjyqësore të hapura dhe transparente në gjykata


Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të nisë së shpejti zbatimin e nismës “Të punojmë së bashku për seanca gjyqësore të hapura dhe transparente në gjykatat e të gjitha niveleve në Shqipëri”, mbështetur nga projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë.

Nëpërmjet kësaj nisme Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të vlerësojë përdorimin e sallave të gjyqit dhe sistemit të regjistrimit dixhital audio në gjykatat e të gjitha niveleve në Shqipëri. Vëzhguesit e KShH-së do të monitorojnë seancat gjyqësore si dhe do të zhvillojnë intervista me përdoruesit e gjykatës ( palët në proces, avokatë, prokurorë etj). Gjithashtu KShH do të zhvillojë intervista me kryetarët e gjykatave, kancelarët, sekretarët gjyqësorë dhe personelin IT të gjykatave.

Në kuadër të realizimit të këtij projekti, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bën thirrje të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të punojnë vullnetarisht dhe të jenë pjesë e procesit monitorues të gjykatave si vëzhgues, të shprehin interesin e tyre duke dërguar një CV dhe një Letër Motivimi në postën tonë elektronike office@ahc.org.al. Kjo thirrje për aplikim do të jetë e hapur deri në datën 9 Dhjetor 2016.

Kriteret mbi bazën e të cilave do të bëhet përzgjedhja e të gjithë personave të interesuar që dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit me vullnetar të monitorimit të gjykatave si vëzhgues, janë si vijon:

Gjithashtu, për përzgjedhjen e vëzhguesve që do të monitorojnë gjykatat e të gjitha niveleve, KShH do të bashkëpunojë duke lidhur së shpejti memorandume bashkëpunimi me Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
April
MoTuWeThFrSaSu
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
TOP