MSc. Ardita (Ari) Matlija është diplomuar në vitin 2022 në Master i Shkencave në Psikologji Klinike me rezultate të larta, në Universitetin e Tiranës, ku ka kryer edhe studimet Bachelor në Psikologji.
Ka qenë e angazhuar për një periudhë një vjeçare si asistente projekti dhe përkthyese në Programin Shqiptar-Suedez i Drejtësisë për të Miturit nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA) dhe ka punuar ngushtësisht me Swedish Prison and Probation Service mbi këtë program.
Është autore e dy studimeve shkencore:
- Tiparet e personalitetit dhe ankthi i vdekjes (2020)
- Neglizhenca, personaliteti dhe stilet mbrojtëse: Marrëdhënia e neglizhencës, çrregullimeve të personalitetit të grupit B dhe niveleve mbrojtëse në një kampion joklinik studentësh (2022)
Gjithashtu, ka qenë dhe është vullnetare të organizata të ndryshme si: Jonathan Center, Streha Center dhe aktualisht si anëtare e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
Pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit është angazhuar prej muajit Qershor 2023 si asistente projektesh, kryesisht në fushën e ekstremizmit të dhunshëm dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.