ERDION MAÇOLLI

Avokat në Klinikën Ligjore

Z.Maçolli është diplomuar në vitin 2016, me rezultate të larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Pasi ka përfunduar Shkollën Kombëtare të Avokatisë është pajisur me liçencën e ushtrimit të profesionit të Avokatit. Krahas ushtrimit të këtij profesioni, është angazhuar si ekspert në disa projekte të zbatuara nga organizatat jofitimprurëse, me fokus sistemin e Drejtesisë dhe programet për të rinjtë.

Aktualisht është Pedagog i jashtëm pranë Departamentit të së Drejtës Penale në Fakultetin e Drejtësisë, për lëndën "E Drejta Penale, pjesa e posaçme" dhe ka kontribut aktiv në fushën e kërkimit shkencor, me fokus të drejtën penale, ku është autor dhe bashkë-autor në disa botime.
Pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit është angazhuar prej muajit Korrik si Avokat i Klinikës Ligjore Falas, për grupet e njerëzve në nevojë.

Lidhu me LinkedIn!

Lidhu me Skype!

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit