KShH i sugjeron partive politike (subjekteve zgjedhore) të dorëzojnë në kohë të arsyeshme listën kandidatët për deputetë, me qëllim që ti nënshtrohen verifikimeve përkatëse në drejtim të ‘pastërtisë së figurës së tyre”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerëson në mënyrë të veçantë që kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë të gëzojnë besimin e publikut në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në 25 Prill 2021. Në këtë drejtim, një nga kërkesat kryesore është zbatimi rigoroz i ligjit N. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që
THIRRJE – Për angazhimin e një eksperti për hartimin e një metodologjie të përparuar të monitorimit të zgjedhjeve
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton nismën “Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen.”, në partneritet me Civil Rights Defenders dhe Instituti i Studimeve Politike, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian. Ky projekt synon të fuqizojë qytetarët dhe shoqërinë civile që të angazhohen në promovimin, advokimin dhe monitorimin e proceseve demokratike. Një ndër aktivitetet
NJOFTIM PËR SHTYP
Në 5 tetor 2020, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor”. Midis dispozitave të ndryshuara është dhe pika 3 e nenit 67 të Kodit Zgjedhor që lejon Kryetarin e partisë apo të partisë udhëheqëse të koalicionit që në zgjedhjet për Kuvendin të regjistrohet deri në katër zona
Thirrje për vullnetarë dhe vëzhgues
KShH motivon të bëhen pjesë e programit të vullnetarizmit, me mundësi përfshirje të drejtëpërdrejtë në misione dhe vizita monitoruese/verifikues, studentët e Fakulteteve të Drejtësisë që duan të angazhohen në Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, monitorimin e sistemit të burgjeve dhe institucioneve të mbyllura në vendin tonë, monitorimin e veprimtarisë së sistemit gjyqësor dhe të
Përkujtohet 30 vjetori i themelimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Në 16 dhjetor 1990, në grahmat e fundit të ish-regjimit diktatorial dhe në hapat e para të vendosjes së demokracisë, u krijua Forumi për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Në vitin 1993, Forumi u pranua si anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit me qendër në Vienë dhe qysh prej asaj kohe u
Data 10 Dhjetor shënon ditën e të drejtave të njeriut
72 vite më parë, në dt. 10 Dhjetor të vitit të vitit 1948 u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Deklarata lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të
NJOFTIM PËR SHTYP
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vijon të monitorojë disa prej aspekteve të lidhura me mbarëvajtjen e procesit parazgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në vend në datë 25 Prill 2021. Ky monitorim është relativisht i pjesshëm dhe i kushtëzuar nga masat kufizuese të pandemisë globale COVID-19. KShH e shikon të nevojshme
KËRKESË PËR OFERTË SUBJEKT/KOMPANI OFRIMI TË PAJISJEVE ELEKTRONIKE BLERJE E NJË PAJISJEJE KOMPJUTER
Hyrje Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të implementimit të grantit të akorduar në zbatim të projektit “Për mbështetjen e Kuvendit dhe Edukimit Qytetar (PACEP)”, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e zbatuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri dhe Instituti
THIRRJE
Për angazhimin e një Ekspert për Median në projektin: “Vlerësimi i të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës gjatë kryesimit të Shqipërisë në OSBE” Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të kryesimit të shtetit Shqiptar në OSBE, ka marrë përsipër realizimin e nismës “Vlerësimi i të Drejtave të Njeriut dhe Shtetit