TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME DHE BORDI
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA
    • NJOFTIME
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • GJAKMARRJA – FENOMENI I NJË TË KALUARE TË DHIMBSHME QË VIJON TË JETË AKTUAL
20/05/2022
0
Thursday, 27 January 2022 / Published in 0 - Lajme, Deklarata, DEKLARATAT, Njoftime
GJAKMARRJA – FENOMENI I NJË TË KALUARE TË DHIMBSHME QË VIJON TË JETË AKTUAL

Para disa ditëve, opinioni i gjerë publik u njoh me një akt me rrezikshmëri të theksuar shoqërore: “I riu 17 vjeçar, F.P. vrau me armë zjarri 65 vjeçarin L.L, në fshatin Manati të Lezhës.

Sipas medias dhe njoftimeve të organeve të Policisë së Shtetit, kryerja e këtij krimi ka lidhje me vrasjen në vitin 2009, nga N.L, të babait të autorit të krimit aktual. Ai u dënua përfundimisht me 7 vjet e 6 muaj burgim për dy vepra penale “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Në fakt, sipas këtyre të dhënave, ai ekzekutoi vetëm 4 vite burgim.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) pa hyrë në detajet e zhvillimit të procesit gjyqësor të vitit 2009 dhe as të dënimit penal, vëren se reduktimi i theskuar i masës së dënimit (4 vjet) mund të jetë një nga elementët që ka dobësuar besimin e familjarëve të viktimës tek sistemi i drejtësisë penale duke ndikuar apo nxitur 17 vjeçarin në kryerjen e krimit.

Autori i këtij krimi, sipas legjislacionit konsiderohet i mitur, ndërkohë që ai siguroi armën e zjarrit për kryerjen e këtij krimi. Forca e zakonit e kultivuar nga persona të veçantë apo rrethi i ngushtë familjar ende i prirur për hakmarrje, krijuan tek i mituri F.P. “detyrimin” kanunor për gjakmarrje.

KShH edhe më parë ka reaguar publikisht ndaj rasteve të tilla duke sugjeruar dhe bërë thirrje për një vlerësim më të madh jo vetëm nga organet përkatëse shtetërore, por nga e gjithë shoqëria, sidomos në zonat ku raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Është shqetësuese dhe e papranueshme që përgjatë tri dekadave të demokracisë dhe edhe në ditët e sotme ka fëmijë të ngujuar në shtëpi nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk frekuentojnë shkollën si të gjithë fëmijët e tjerë.

KShH vlerëson se ka ende nënvleftësim ndaj këtij fenomeni. Ndërgjegjësimi për fenomenin dhe masat e tjera parandaluese janë të dobëta. Për KShH-në forca e shtetit dhe e ligjit, në këtë drejtim, është gjithashtu e dobët. Ka raste që nuk tregohet vëmendje e veçantë ndaj sinjalizimeve apo denoncimeve që përmbajnë qoftë edhe të dhëna indirekte mbi mundësinë e kryerjes së krimeve të tilla.

Duke shpresuar që reforma në sistemin e drejtësisë do të ndikojë pozitivisht edhe në këtë drejtim, KShH rithekson se masat parandaluese janë të domosdoshme ndërkohë që sipas Kodit tonë Penal, vrasja për gjakmarrje dënohet me burgim të përjetshëm.

  • Tweet

What you can read next

GJETJET NGA KONFERENCA PËR LIRINË E MEDIAS “MEDIA NË SHQIPËRI, PËRPARA PASQYRËS”
Raport Studimor – Vettingu dhe dinamikat e tij
Njoftim për shtyp – KShH prezanton gjetjet e monitorimit të zbatimit të Ligjit nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” datë 26 Maj

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR/PERSON FIZIK PËR OFRIMIN E SHËRBIMIT TË FOTOGRAFISË DHE RREGJISTRIMIT TË EVENTEVE NËPËRMJET SISTEMIT AUDIO-VIZUAL

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në zbatim...
  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR/PERSON FIZIK PËR REALIZIMIN E DIZAJN TË FAQOSJES (DESIGN LAYOUT) TË 6 (GJASHTË) DOKUMENTAVE POLICY/POSITION PAPER

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në zbatim...
  • PROCESI I VETTINGUT NË KUADËR TË DETYRIMEVE TË INTEGRIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN

    DOKUMENT POLITIKASH Bazuar në analizën e vendim...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2022 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit