TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME DHE BORDI
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA
    • NJOFTIME
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • Grupet Vurnerabel - Deklarata & Njoftime
  • Konstatohet diskriminim i Pacientëve në Shërbimin e Hematologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
20/05/2022
1
Wednesday, 14 February 2018 / Published in Grupet Vurnerabel - Deklarata & Njoftime, Njoftime
Konstatohet diskriminim i Pacientëve në Shërbimin e Hematologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Përfaqësimi i këtij rasti u realizua në kuadër të nismës “Respektimi më i mirë i të drejtave të njeriut përmes forcimit të Shtetit të së Drejtës” (Klinika Ligjore XI), mbështetur nga Civil Rights Defenders

 

KShH dhe Together for Life, nisur nga rastet e përsëritura të mungesës së medikamenteve për pacientë me sëmundje të rënda në institucionet e shërbimit shëndetësor publik, i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të saj të varësisë, të marrin masat për ofrimin e një shërbimi të përshtatshëm mjekësor. Shëndeti i njerëzve ka rëndësi jetike dhe pacientët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga lloji i sëmundjes dhe medikamentet që rekomandohen nga stafi mjekësor për trajtimin e tyre.

 

Për rrjedhojë, me Vendimin nr. 49, dt. 07.02.2018, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstatoi diskriminimin e drejtëpëdrejtë të shtetases G. D., dhe të gjithë pacientëve të Shërbimit të Hematologjisë për shkak të gjëndjes shëndetësore. Gjithashtu, Komisoneri ka urdhëruar që kjo Qendër, të sigurojë në kohë dhe në sasi, medikamentet mjekësore që nevojiten në Shërbimin e Hematologjisë.

 

Pas paraqitjes së dokumenteve e shkresave provuese si dhe pas verifikimeve të kryera nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rezultoi se, QSUT nuk ka siguruar ilaçet e mësipërme në periudhën në fjalë, duke u mohuar pacientëve mjekimin e plotë dhe efikas sipas protokollit përkatës shëndetësor.

 

Pas trajtimit të ankesave të pacientëve nga të dy organizatat rezultoi se, në muajin Janar 2017 ka patur mungesë të ilaçeve Mabthera, Velcade, Endoxan dhe Nepogen, me vlerë të lartë financiare dhe që janë pjesë e kimioterapisë që realizohet në Shërbimin e Hematologjisë pranë QSUT. Ky shërbim trajton sëmundjet e rënda të kancerit në gjak dhe është shërbim unik mjekësor për pacientë nga zona të ndryshme të vendit.

 

Në muajin shkurt 2017, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me organizatën “Together for Life”, ju drejtuan Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi me rekomandim për të hetuar në rrugë administrative me nismën e tij (ex-officio), diskriminimin e pacientëve në Shërbimin e Hematologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë (QSUT).

  • Tweet

What you can read next

Shkelje e rëndë e ligjit në Komisariatin e Policisë nr. 1, Tiranë
THIRRJE – Për subjekte / ekspertë për prodhimin e një videoje ndërgjegjësuese dhe informuese mbi të drejtat e shtetasve të ndodhur në kushtet e privimit të lirisë
Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR/PERSON FIZIK PËR OFRIMIN E SHËRBIMIT TË FOTOGRAFISË DHE RREGJISTRIMIT TË EVENTEVE NËPËRMJET SISTEMIT AUDIO-VIZUAL

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në zbatim...
  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR/PERSON FIZIK PËR REALIZIMIN E DIZAJN TË FAQOSJES (DESIGN LAYOUT) TË 6 (GJASHTË) DOKUMENTAVE POLICY/POSITION PAPER

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në zbatim...
  • PROCESI I VETTINGUT NË KUADËR TË DETYRIMEVE TË INTEGRIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN

    DOKUMENT POLITIKASH Bazuar në analizën e vendim...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2022 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit