TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata & Njoftime për shtyp
  • Thirrje publike e koalicionit “Drejtësi për të gjithë”
21/03/2023
0
Wednesday, 01 March 2017 / Published in Deklarata & Njoftime për shtyp, Gjyqesori - Deklarata & Njoftime, Klinika Legale - Deklarata & Njoftime
Thirrje publike e koalicionit “Drejtësi për të gjithë”

Në emër të Koalicionit “Drejtësi për të gjithë”, vlerësojmë se qytetarët kërkojnë hapa konkrete dhe vullnet të qartë nga të gjitha forcat politike dhe institucionet kushtetuese, për zbatimin efektiv të reformës në drejtësi dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pa këto dy reforma tepër të rëndësishme për vendin tonë, nuk mund të pretendohet për ekzistencën dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe për respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Konstatojmë me keqardhje, se miratimi i reformës zgjedhore dhe zbatimi i reformës në drejtësi, dy reforma kyçe për qytetarët dhe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, janë në ngërç.

Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është procesi më i rëndësishëm për qytetarët, të cilët kërkojnë një sistem drejtësie të pakorruptuar, të pavarur dhe të besueshëm. Koalicioni vëren se kanë kaluar 12 ditë tashmë prej ditës kur Avokati i Popullit publikoi listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale dhe joformale për institucionet e vetingut. I kemi kërkuar dhe vazhdojmë t’i kërkojmë Avokatit të Popullit më shumë transparencë për publikun, përsa i takon mënyrës se si janë zbatuar kriteret e parashikuara në ligj për kandidatët që janë verifikuar.

Gjithashtu, Koalicioni ka monitoruar procesin e verifikimit të kryer nga grupi i punës pranë Avokatit të Popullit për kandidatët e shoqërisë civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Së pari, kemi konstatuar një nivel të ulët përfaqësimi nga shoqëria civile në këtë seancë publike, çka mendojmë se mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur një rol më proaktiv nga ana e Avokatit të Popullit për të informuar dhe për të bërë gjerësisht publik procesin. Gjatë këtij monitorimi, Koalicioni konstatoi po ashtu, se shumica e kandidaturave nuk vijnë nga radhët e shoqërisë civile dhe nuk përmbushin kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe në Ligj. Me besimin që procedura do të rihapet, i bëjmë thirrje organizatave të shoqërisë civile për më shumë përgjegjshmëri në ofrimin e mbështetjes për kandidatët që përmbushin kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe ligj. Për Koalicionin është thelbësore që organizatat e shoqërisë civile të mos japin mbështetje fiktive dhe që të shmanget në mënyrë kategorike nepotizmi, apo çdo konflikt tjetër interesi.

Në përmbyllje, Koalicioni nxit dhe inkurajon organizatat e shoqërisë civile që të mbështesin kandidatë që vijnë realisht nga radhët e saj, që gëzojnë integritet të lartë moral dhe profesional dhe që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje politike, me qëllim përfaqësimin dinjitoz të shoqërisë civile në KLGJ dhe KLP, dy institucione tepër të rëndësishme të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Koalicioni “Drejtësi për të gjithë”

  1. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN
  2. Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, Vlorë
  3. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara – ADRF
  4. Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Anti-Trafikim – KKSAT
  5. Balkan Youth Link – Albania
  6. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri – IRCA
  7. Rrjeti i Grave për Demokraci – WDN Al
  8. Fondacioni “Syri i Medias së Re”, Gjirokastër
  9. Komiteti Shqiptar i Helsinkit – KSHH
  10. Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara – QSHPLI
  11. Shoqata “Tjetër Vizion”, Elbasan
  12. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri – AmCham
  13. Organizata “Të ndryshëm dhe të Barabartë”
  14. Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale – ALTRI
  15. Shoqata “Together for Life”
  16. Shoqata Evropiane e Studentëve të Drejtësisë – ELSA Albania
  17. Instituti i Evropës Juglindore për Kontratën Sociale – SSCI
  18. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA
  19. Shoqata për Kulturë Demokratike – SHKD
  20. Qendra për Nisma Ligjore e Qytetare – CLCI
  • Tweet

What you can read next

DEKLARATË PËR SHTYP
Komisionieri për mbrojtjen nga diskriminimi konstaton diskriminimin e fëmijëve që vuajnë nga Leucemia
Deklaratë për shtyp: Në ditën botërore të lirisë së medias

1 Comment to “ Thirrje publike e koalicionit “Drejtësi për të gjithë””

  1. ALKET says :Reply
    07/03/2017 at 12:38

    ju pergezoj per nismen tuaj dhe ne bashkohemi me kete koalicione per reformen ne drejtesi dhe ne bashkepunim me cdo organizate dhe dikaster te jemi me shume te angazhuar ne procesin dhe te vetingut ku duhet vertet nje vullnet madhe dhe mbare popullit tone ne si Byroja Qendrore e Investigimit ne Albania me seline saje ne Tirane eshte shume mbeshtetse dhe hapur ne koalicione pune dhe bashkepunim dhe me Komitet Shqiptare te Helsinkit e mirepresim kete bashkepunim dhe me ju…me shume respekt
    Director General
    ALKET FURXHIU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit