Trajnimi i vëzhguesve dhe korrespondentëve të KShH-së “Studimi i vendimeve penale dhe vëzhgimi i proceseve gjyqësore për të miturit në gjykatat e rretheve gjyqësore”


Në kuadër të projektit „Respektimi i interesit më të lartë të fëmijës – detyrim për të gjithë”, që KShH po zbaton, në datën 22 shtator 2006 organizoi një sesion trajnimi të vëzhguesve dhe korrespondentëve të KShH-së lidhur me studimin e vendimeve penale të formës së prerë me autor të miturin për vitin 2005 dhe ½ e vitit 2006.

Objekt i trajnimit ishte metodologjia e studimit të vendimeve penale të formës së prerë dhe e vëzhgimit të proceseve gjyqësore me autor të miturin. Në këtë trajnim merrnin pjesë disa juristë dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë të përzgjedhur në rrethet ku do të shtrihet studimi si dhe korrespondentëve në rrethet Tiranë, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Elbasan dhe Fier.


Gjatë trajnimit u bë një prezantim i veprimtarisë së KShH-së, i objektivave specifike të projektit që është në zbatim dhe të studimit që do të ndërmerret gjatë muajve në vazhdim.

Gjithashtu u trajtuan një sërë çështjesh të aspektit ligjor dhe atij praktik. Çështjet ligjore që u trajtuan ishin zbatimi i nenit 6 të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut për një proces të drejtë gjyqësor, parimet proceduriale penale, të drejtat e të miturve në nje proces penal, dhënia e „rasteve më të mira“ nga praktika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, etj.

Gjithashtu gjatë trajnimit u dhanë një sërë udhëzimesh lidhur me pjesën praktike të vëzhgimit, studimit dhe raportimit. U përgatit një pyetësor për ekspertët dhe korrespondentët i cili përmban të gjitha çështjet të cilat do të vëzhgohen gjatë këtij procesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2020 >
July
MoTuWeThFrSaSu
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
TOP