Njoftim për shtyp: 11.04.2016


Të nderuar kolegë dhe bashkëpunëtorë,
Me anë të këtij njoftimi dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj emërimin e Drejtores së re Ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH). Pas dorëheqjes së znj. Vjollca Meçaj, Asambleja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit mes kandidaturave alternative, zgjodhi si Drejtore Ekzekutive znj. Erida Skendaj, e cila e ushtron këtë detyrë prej datës 1 Prill 2016.

Nëpërmjet zgjedhjes së znj. Erida Skendaj në detyrën e Drejtores Ekzekutive, Asambleja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit vlerësoi kontributin e saj të mëparshëm në veprimtarinë e KShH dhe përgatitjen profesionale, duke besuar në angazhimin e saj për përmbushjen e misionit të organizatës në promovimin, mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend. Asambleja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit pasi vlerësoi kontributin e znj. Vjollca Meçaj në drejtimin ekzekutiv të organizatës për më shumë se 6 vite, vendosi ta zgjedhë atë Presidente të Bordit të KShH.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
April
MoTuWeThFrSaSu
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
TOP