Organizatat e shoqërisë civile janë njohur me anë të medias për projektligjin e propozuar nga qeveria për parandalimin, ndryshimin dhe marrjen e masave ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve të rënda (e prezantuar publikisht si paketa speciale anti-kçk). Referuar deklaratave publike të përfaqësuesve të ekzekutivit, vlerësohet se kjo nis...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njohur me anë të medias për projektligjin e propozuar nga qeveria për parandalimin, ndryshimin dhe marrjen e masave ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve të rënda (e prezantuar publikisht si paketa speciale anti-kçk). Referuar deklaratave publike të përfaqësuesve të ekzekutivit, vlerësohet se ...
Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë dy projektligjet që i janë propozuar Kuvendit, të prezantuara publikisht si Paketa Antishpifje. Gjithashtu i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që, në rast se qeveria nuk i tërheq këto projektligje, t’i rrëzojë ato menjëherë. Rëndësia që ka liria e shprehjes në një shoqëri d...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, (KShH), si një organizatë që ka për mision respektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shtetasve, ndjek me vëmendje veprimtarinë e organeve të drejtësisë dhe të policisë së shtetit në luftën kundër krimit të organizuar. KShH përshëndet përpjekjet e policisë së shtetit në zbulimin dhe goditjen e disa grupeve...
Referuar të dhënave të fundit të marra në rrugë zyrtare nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, rezulton se nga 320 prokurorë që duhet të kishin prokuroritë e dy niveleve (të shkallës së parë dhe të apelit), 58 vende ose 17.8% e totalit rezultojnë me vakanca. Situata përsa i takon organikës dhe vakancave të krijuara si...
Shkrim nga Erida Skëndaj-Drejtore Ekzekutive, Komiteti Shqiptar i Helsinkit Partitë politike, por në mënyrë të veçantë dy partitë më të mëdha parlamentare kanë dashur që organet (komisionet) e administrimit zgjedhor të të gjitha niveleve të jenë me përfaqësues të partive politike, apo të zgjedhur në mënyrë të tillë që krijojnë influenca të natyrës ...
Anëtari i ri i emëruar në këtë Gjykatë ka kaluar vetëm një shkallë të procesit të vettingut dhe procesi vijon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit Sot në dt.16 Tetor 2019, në faqen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë është publikuar dekreti i parë që i hap rrugë emërimit të parë në Gjykatën Kushtetuese, sipas...
Verifikohen ankesat për keqtrajtim ndaj të dënuarve të transferuar në IEVP Fier Në vijim të reagimit publik të dt.10 Tetor 2019, të Institucionit të Avokatit të Popullit[1], për tejkalim të përdorimit të forcës nga autoritetet shtetërore ndaj një grupi të dënuarish në Institucionin e Ekzekuktimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shën Koll, Komiteti Shqip...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), ka reaguar disa herë publikisht kur funksionarë të lartë publikë dhe shtetërorë, deputetë dhe politikanë, gazetarë apo individë të veçantë në deklarata, apo konferenca për shtyp, kanë cënuar parimin e prezumimit të pafajësisë. KShH, lidhur me këtë çështje, i është referuar pikës 2 të nenit 6 të KEDNJ, praktikës...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njohur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç. I riu 26 vjeçar, sipas informacioneve të publikuara në media dyshohet se është vrarë për motive të dobëta, teksa po punonte për montimin e një kondicioneri në një godinë në...
“Thirrje për subjekte / ekspertë për prodhimin e një videoje ndërgjegjësuese për të drejtat e punës të gazetarëve Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Mbështetje për median e pavarur në Shqipëri”, financuar nga Ambasda Britanike nëpërmjet projektit Justice 4All/USAID, shpall thirrjen publike për subjekt/ekspert për prodh...
Incidenti brutal i DHUNËS NË AMBIENTET E qsut-SË Mund të parandalohej Institucionet e monitoruara mungesë transparence Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ndërmori një mision monitorimi, bazuar në pamjet filmike të transmetuara disa ditë më parë në një portal, ku evidentohej ushtrimi i dhunës brutale ndaj një shtetaseje të gjinisë femër nga një sh...
E diskutueshme kushtetutshmëria e atributit të vëzhguesit ndërkombëtar për të dhënë mendime ndryshe/paralele ndaj vendimeve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) Sikurse dihet, edhe pse një mekanizëm jo vendimmarrës apo i detyrueshëm, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit përbën një instrument tepër të rëndësishëm, i cili, bazat themelore...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Mbështetje për median e pavarur në Shqipëri”, financuar nga Ambasda Britanike nëpërmjet projektit Justice 4All/USAID, shpall thirrjen publike për subjekt/ekspert për prodhimin e një video ndërgjegjësuese. Tematika e videos do të jetë “Asistencë Ligjore për rastet e shkeljes së të drej...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Mbështetje për median e pavarur në Shqipëri” financuar nga Ambasda Britanike nëpërmjet projektit Justice 4All/USAID, shpall thirrjen publike për dy ekspertë për të realizuar studimin që KShH do të ndërmarrë mbi të drejtat e punës së gazetarëve në Shqipëri. Studimi ka si qëllim të analizojë ...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit(KShH) e ka ndjekur këtë çështje gjyqësore në kuadër të projektit “Së bashku me juristët e rinj të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të luftuar rastet e mashtrimit dhe korrupsionit” i mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Shqipëri. Ditën e djeshme, dt. 30 Korrik 2019, Gjykata...
Nga Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive, Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Referuar njoftimit të bërë në faqen zyrtare të Kuvendit, rezulton se ditën e djeshme, në dt. 15 Korrik 2019, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (Komisioni i Ligjeve), në cilësinë e komisionit përgjegjës, mori në shqyrtim dhe miratoi dy...
Analizë ligjore e disa problematikave të identifikuara në paketën e propozuar ligjore “anti-shpifje” Erida Skëndaj, Juriste Propozimi për rregullimin e ri ligjor të medias! Para disa ditësh në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, është publikuar teksti i dy projektligjeve që përbëjnë paketën e propozuar anti-shpifje që pritet të jetë ob...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë në procesin e zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë” mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, shpall thirrjen publike për ekspertë për realizimin e një videoje ndërgjegjësuese. Video synon sen...
GJETJET DHE KONKLUZIONET PARAPRAKE MBI MONITORIMIN E PROCESIT TË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE TË DT. 30 QERSHOR 2019 Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është një ndër organizatat vendase që ka monitoruar pjesërisht të gjitha proceset zgjedhore që janë zhvilluar në vendin tonë nga viti 1996. 115 vëzhgues afatshkurtër ...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), prej vitit 1996 ka monitoruar të gjitha zgjedhjet e qeverisjes vendore dhe parlamentare në vendin tonë, me qëllim për të kontribuar në ushtrimin e të drejtës së votës në mënyrë të lirë, vetjake, të fshehtë dhe të barabartë. KShH ka akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 112 vëzhgues, të cilët...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të litigimit strategjik që synon të krijojë praktika pozitive të mbrojtjes gjyqësore të të drejtave të shkeluara të qytetarëve në nevojë ka përfaqësuar me anë të avokatëve të Klinikës Ligjore rastin e të miturit me probleme dëgjimore, ndaj të cilit nuk zbatohej efektivisht paketa shëndetësore e impian...
Loading…...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit 31 Maj 2019 Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), shpall njoftimin publik për Intership. KShH, motivon të bëhen pjesë e programit të intership-it (pa të drejtë pagese), studentët e Fakultetit të Drejtësisë që duan të angazhohen në Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Intership-i do të zhvillohet pranë zyrave të Komiteti...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Mbështetje për kthimin dhe riintegrimin e qëndrueshëm në Serbi dhe Shqipëri” i cili zbatohet me mbështetjen financiare të GIZ, shpall thirrjen publike për ekspertë vendas për psikolog dhe psikiatër. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Ripranimit me BE, dhjetëra mijëra njerëz u kthyen në ...
Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përshëndet ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit. 71 vjet më parë, në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të vitit 1948 është parashikuar se “Të gjithë kanë të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes. Kjo e drejtë...
Në 15 ditëshin e dytë të muajit Mars 2019, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) u sinjalizua se në qytetin e Tiranë, Njësitë e qeverisjes vendore nuk u kishin bërë asnjë njoftim me shkrim zgjedhësve në banesat e tyre, se në cilën qendër votimi do të votojnë në datë 30 Qershor 2019 dhe në cilin numër...
Artikull nga Erida Skëndaj, Juriste Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar përdorimin e referendumit, si një mjet për të përforcuar legjitimitetin demokratik të vendimeve politike si dhe për të rritur përgjegjshmërinë e institucioneve përfaqësuese. Komisioni i Venecias e ka cilësuar referendumin si balanca kundër partitokracis...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin e Institucioneve të Reja Drejtuese të Drejtësisë” i cili zbatohet në kuadër të thirrjes “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri” zbatuar nga Save...
Avokat/Koordinator Projektesh Komiteti Shqiptar i Helsinkit 2 Prill 2019 Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin publik për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika: – Një Avokat/Koordinator Projektesh – Kontratë pune një vjeçare (2 muajt e parë kohë prove), me të drejtë ripërtëritje pas afatit një vjeçar, në ...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), i ndërgjegjshëm për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, lidhur me vrasjen e Avokatit Ravik Gurra, i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe të afërmve të viktimës. KShH i bashkohet gjithashtu edhe indinjatës njerëzore të avokatëve dhe shoqatave të avokatëve në vendin tonë, ndaj këtij akti...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), zhvilloi takime dhe anketime sipas kampionimit me gazetarët në tetë qytete ne vend. Qëllimi i këtyre anketimeve ishte që të vëzhgonte respektimin dhe zbatimin e Kodit të Punës nga punëdhënësit në sektorin e mediave. Anketimi u krye në Vlorë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Nga pë...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit po vëzhgon procesin zgjedhor për Zgjedhjet e Qeverisjes Vendore që do të mbahen në datën 30 Qershor 2019. Në këtë kuadër do të monitorohet procesi parazgjedhor, ai i votimit dhe i numërimit në disa prej qendrave të votimit dhe numërimit në qytetet Tiranë, Durrës, Kukës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe...
Ecuria e procesit të vettingut Për periudhën 1 Shkurt 2018 – 31 Janar 2019 Procesi i vettingut, edhe pse, deri tani, ka ecur me ritme të ngadalta ka arritur një sërë objektivash të rëndësishëm. Kjo duket nga të dhënat e vitit të parë të veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Kështu, nga 800...
Made with Visme Infographic Maker ...
NDOTJA NË SPITALLË TË DURRËSIT KËRKON PËRGJEGJSHMËRI DHE ZBATIM TË LIGJIT NGA AUTORITETET SHTETËRORE Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) duke marrë shkas nga ankesat e banorëve të zonës së Spitallës (Bashkia Durrës) se si pasojë e hedhjes në kanalin kullues të kësaj zone të produkteve të peshkut, ndotja e ambientit ku ata banonin ishte tej...
Nisur nga shqetësimet e bëra publike në media, Komiteti Shqiptar Helsinkit ka realizuar përgjatë vitit 2018 disa monitorime për verifikimin e gjendjes së Lumit Devoll në zonën e fshati Rreth Tapi, Bashkia Kuçovë. Nga monitorimi në terren rezultoi se vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Rreth Tapi është problematik, pasi atje depozitohen mbetje të...
Loading…...
Nevojë urgjente për dialog të gjerë Politik dhe konstruktiv për reformën zgjedhore Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 të organeve të qeverisjes vendore. Në Kuvendin e Shqipërisë nga mazhoranca parlamentare është paraqitur një draft për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor në fuqi, ndërkohë që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë në...
Avokat/Koordinator Projektesh Komiteti Shqiptar i Helsinkit 16 Janar 2019· Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin publik për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika: – Një Avokat/Koordinator Projektesh– Kontratë pune një vjeçare (2 muajt e parë kohë prove), me të drejtë ripërtëritje pas afatit një vje...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Promovimi i mirëkuptimit, tolerancës dhe lirisë fetare në Shqipëri”, i cili mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, shpall thirrjen publike për subjekt/persona për realizimin e një video ndërgjegjësuese. Tematika e këtij spoti, i cili do të transmetohet ne TV, ...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Promovimi i mirëkuptimit, tolerancës dhe lirisë fetare në Shqipëri”, i cili mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, shpall thirrjen publike për ekspert për studimin që KShH do të realizojë mbi lirinë e besimit, tolerancën fetare dhe ekstremizmin fetar në Shqipë...
Thirrje drejtuar anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë të mos miratohen disa pika të projektvendimit mbi “Kontrollin e Territorit dhe përcaktimin e disa kundravajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në Bashkinë e Tiranës.” Të nderuar Zonja/ Zotërinj Këshilltarë të Këshillit Bashkiak Tiranë, Ju drejtohemi publikisht dhe me urgjenc...
Prej gati dy javësh, studentë të universiteteve publike kanë patur protesta të vazhdueshme lidhur me problematikat me të cilat ata përballen në ndjekjen e studimeve të larta, si dhe kanë kërkuar plotësimin e 8 rekomandimeve drejtuar autoriteteve shtetërore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka ndjekur protestën jo vetëm me anë të medias, por që ...
MBI SITUATËN E RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI GJATË VITIT 2018 Gjatë vitit 2018, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka fokusuar veprimtarinë e tij në fusha të rëndësishme si zbatimi i reformës në drejtësi, aksesi në drejtësi i grupeve në nevojë, respektimi i të drejtave të njeriut në institucionet penitenciare,...
Loading…...
Tiranë, 13 Dhjetor 2018 – Organizatat e Shoqërisë civile me anë të kësaj deklarate publike duan të shprehin mbështetjen e tyre për kërkesën e studentëve për rritjen e buxhetit të arsimit në Shqipëri në masën 5 % të prodhimit të përgjithshëm bruto (PBB). Shqipëria investon vetëm 3.3% e PBB-së për arsimin, shifër kjo larg standardit...
Tiranë, Budapest 10 dhjetor 2018: Një komunitet rom në Fushë-Krujë, Shqipëri, ka fituar një rast përpara Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pasi iu kundërvu bashkisë vendore për refuzimin për t’iu ofruar ujë të pastër të pijshëm dhe higjienë. Komisioneri gjeti se Bashkia e Krujës kishte diskriminuar ndaj familjeve rome që jetonin në lagje...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpreh shqetësimin se në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 3 Dhjetor – 21 Dhjetor 2018 nuk është parashikuar asgjë për diskutimin apo miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Duket se deklaratat e bëra se ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të miratohes...
Sot në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përkujtojmë 70 vjetorin e miratimit të nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Deklarata përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i...
Heshtja dhe indiferenca krijon një terren të shëndetshëm për korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës, që në një mënyrë apo në një tjetër prekin direkt jetën e kujtdo. Ti mund të shikosh se si në vendin ku punon ose aplikon për një punë të re, sapo është ushtruar një praktikë korrupsioni. Me veprime ose pa kryer...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) dhe Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqioërinë gjatë vitit 2018 kanë kryer monitorimin e procesit te vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ligjërimin politik e publik mbi reformën në drejtësi. Gjetjet kryesore të raporteve përkatëse për periudhat deri ...
Më datë 19 Nëntor 2018, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë u shpreh pozitivisht duke lënë në fuqi Vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Nëpërmjet kësaj vendimarrje, të iniciuar nga ankesa e depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, konstatohet diskriminimi i të dënuarve që punojnë në sistemin e burgjeve, ndaj të ...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njohur dhe ka ndjekur protestat e zhvilluara nga banorët e zonës së Astirit, të qytetit Tiranë, shtëpitë e të cilëve është vendosur të prishen si pasojë e zbatimit të Projektit të ndërtimit të Unazës së Re. Një përfaqësues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit zhvilloi një takim ditën e djeshme,...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), misioni i të cilit ka qenë dhe mbetet respektimi i lirive dhe të drejtave të shtetasve, përfshirë këtu edhe ato të pakicave kombëtare, shpreh indinjatën e tij të thellë dhe dënon me forcë atë që ndodhi sot në Bularat. Një grup personash të ardhur nga Greqia shfrytëzuan ceremoninë mortore të...
Ecuria e procesit të vettingut në drejtësi ka rëndësi të veçantë për krijimin e institucioneve të reja, për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e integruese të vendit, për zhbllokimin e ngërçeve të krijuara në procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, si dhe për të përmbushur në kohë e me cilësi...
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, vendosi lënien në fuqi të Vendimit të dhënë nga ana e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, nëpërmjet të cilit u pranua kërkesë-padia e depozituar nga ana e KShH. Ndër të tjera, me anë të këtij vendimi Gjykata është shprehur për detyrimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...
Gjatë kryerjes së operacionit “Vol-vo 4” janë kryer një numër i konsiderueshëm ndalimesh dhe arrestimesh. Sipas medias referohet se është arrestuar edhe shtetasja Mimoza Ndoka, e akuzuar për tjetërsim pronash. Sipas njoftimeve të medias, të dt.25 Tetor 2018, prokuroria ka kërkuar për shtetasen M. Ndoka, masë sigurimi “arrest në burg”, ndërsa gjykat...
Më datë 19 Tetor 2018, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) i është drejtuar Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, nëpërmjet një ankese me objekt: Mbi diskriminimin e personave me masë mjekësore, “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” dhe pacientëve me masë sigurimi “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”, të akomoduar në mën...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Përmirësimi i situatës të të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës – Klinika ligjore XII” i cili mbështetet financiarisht nga Civil Rights Defenders shpall thirrjen publike për vëzhgues për monitorimin e aksesit në drejtësi të grupeve vulnerabël, sip...
Monitoruesi Grek i Helsinkit i drejtohet Presidentit të Këshillit të Ministrave, të Këshillit të Evropës, duke i kërkuar ndër të tjera ri-hapje të hetimeve për 12 çështje të fituara në Gjykatën e Strasburgut, me të paditur shtetin Grek. Një nga këto raste është Çelniku kundër Greqisë (Ilir Çelniku u vra nga forcat e policisë greke...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin e Institucioneve të Reja Drejtuese të Drejtësisë” i cili zbatohet në kuadër të thirrjes “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri” zbatua...
Në dt.12 Tetor 2018, ora 10:00 (paradite), i dënuari M.Th i akomoduar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë, Korçë, njoftoi Komitetin Shqiptar të Helsinkit (KShH) në rrugë telefonike për ankesën e tij. Sipas të dënuarit, në mbrëmjen e datës 11 Tetor 2018, rreth orës 23:00 (të mbrëmjes), punonjës të grupit të sigurisë...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) që më datë 13 Nëntor 2017 ka përshëndetur ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në deklaratën tonë publike është theksuar nevoja që ky proces të ishte gjithëpërfshirës, cilësor, por jo i vonuar. Pas mbarimit të mandatit 6 mujor të këtij Komisioni dhe shtyrjes së afatit për veprimta...
Komitetit Shqiptar të Helsinkit ju komunikua nga Monitoruesi Grek i Helsinkit se mbarëvajtja e procesit hetimor dhe gjyqësor për zbardhjen e rastit të dyshuar si torturë nga policia greke, karshi shtetasit shqiptar, të ndjerit Pëllumb Marnikollaj nuk është pozitive. Avokatët e familjarëve të të ndjerit, I cili humbi jetën në ambientet e një komisar...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të kontraktojë një subjekt ose ekspert për realizimin e dy videove ndërgjegjësuese, një në kuadër të projektit “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut”, mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqipërinë, dhe një video në kuadër të projektit &...
Komiteti Norvegjez i Helsinkit kërkon të kontraktojë një Ekspert per Vlerësimin dhe Monitorimin e Projektit «Shoqëria Civile Kindër Ekstremizmit te Dhunshëm» financuar nga Bashkimi Evropian. Eksperti do të kontribuojë me një raport dhe rekomandime bazuar në gjetjet e Vlerësimit dhe Monitorimit të procesit të zbatimit të projektit. Raporti duhet të ...
Vendimet e para të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve u mbështetën më së shumti në problematikat për kriterin e pasurisë. Deri pak ditë më pare, në vendimet e arsyetuara të KPK-së rezulton se vetëm ndaj një subjekti (vendimi nr.39 për subjektin T.N, gjyqtar në Gjykatën e Lartë)...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dënon fuqimisht sulmin me armë ndaj banesës së gazetares së njohur Klodiana Lala dhe familjarëve të saj. KShH e konsideron këtë si një akt jo vetëm banditesk, por edhe frikacak me synim për të ushtruar presion dhe kërcënim ndaj fjalës së lirë. Gazetaria Klodiana Lala e ka kryer me ndershmëri,...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) nëpërmjet medias të datës 31 Korrik 2018 u informua se në Burgun e Fushë Krujës, grupi i gatshëm i policisë së burgjeve kishte ushtruar dhunë ndaj të dënuarit A.L. Për verifikimin e ngjarjes, në datën 1 Gusht 2018, dy përfaqësues të KShH-së kanë shkuar në IEVP Fushë Krujë. Gjatë këtij...
Pozicioni i punës: – Asistent Financier/e e projekti. – Kontratë pune 3 mujore. – Me kohë të plotë pune (full-time). – Koha e provës 3 javë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon të punësojë një specialit që do të kryejë detyrën e aisistentit të Menaxherit të Financës të projekteve dhe në mënyre specifike të ofrojë asistencë...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka monitoruar dhe vazhdon të monitorojë zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë procesin e vettingut. Në këtë drejtim, KShH i ka kushtuar rëndësi të veçantë transparencës dhe zbatimit të së drejtës së informimit. Në datën 5 Shkurt 2018, Komisioneri për të Drejtën e Informimit...
...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), këto ditët e fundit ushtroi dy misione monitorimi në Spitalin e Burgjeve (IVSHB), Tiranë dhe në Burgun e Zaharisë, Krujë. Qëllimi i monitorimeve ishte konstatimi në vend i respektimit të të drejtave të personave me probleme të shëndetit mendor, të vendosur në këto institucione. Në Spitalin e Burgjeve (IVSHB), s...
Me ndryshimet që kanë ndodhur në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, qasja që u jepet OSHC-ve është më e madhe krahasuar me qasjen që kishin në sistemin e mëparshëm. Praktika ka zbuluar se OSHC-të nuk kanë kapacitetet të duhura për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese bazuar në misionin e tyre dhe...
KLIKONI MBI RAPORT PER TË LEXUAR MË SHUMË...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) prej më shumë se një viti po ndjek në rrugë ligjore çështjen e mungesës së ujit të pijshëm për banorët e fshatit Visokë, Bashkia Mallakastër. Mungesa e ujit të pijshëm është e lidhur pandashmërisht me të drejtën themelore të jetës dhe të drejtën themelore për një jetë të qetë familjare...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit më datë 14 qershor 2018 organizoi Konferencë Përmbyllëse: “Prezantimi i gjetjeve dhe konkluzioneve të nxjerra nga monitorimi i procesit të vetting-ut”. Kjo konferencë u organizua në kuadër të zbatimit të projektit “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut, mbështetur f...
Përmbledhje Ekzekutive Një proces që realizohet vetëm një herë dhe është konsideruar nga Komisioni i Venecias si masë e jashtëzakonshme, tranzitore dhe e nevojshme në kushtet e Shqipërisë. Vettingu ose rivlerësimi kalimtar ka mbërritur në fazën kur ka dhënë rezultatet e para konkrete, duke bërë të mundur që të fillojnë të ndihen efektet e...
Rasti Tërkuza nuk mund të themi se nuk njihet nga publiku dhe aq më tepër si një rast i përditshëm shqetësues për banorët e zonës. Prej 17 vitesh në Kamëz po kryen një masakër mjedisore në lumin e Tërkuzës, ku në mënyrë të kundraligjshme depoziton mbetjet e saj urbane pranë rrjedhës së lumit, shkruan ekskluzivisht...
...
Duke u referuar në gjetjet e raporteve më të fundit të publikuara nga Banka Botërore “Migration and Mobility”, Kontrolli i Lartë i Shtetit (viti 2016), dhe të dhënat zyrtare të publikuara nga media, rezulton se lojërat e fatit dhe varësia ndaj tyre janë një ndër faktorët që kanë ndikuar në rritjen e borxhit publik, e...
Në datën 27 Prill 2018, Mbledhja e Përgjithshme e Asamblesë së Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH) vendosi të emërojë në pozicionin e Presidentit të Asamblesë, Znj. Vjollca Meçaj. Asambleja e Përgjithshme e këtij Komiteti është organi vendimmarrës sipas statutit të organizatës. Znj. Meçaj ka një përvojë të gjatë prej gati 45 vitesh, në fushën e...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) më datë 17 Maj 2018 u informua nga familjarët për të ndjerin Enea Ftoi i arrestuar nga policia e Korçës, se kishte vdekur në komisariatin e policisë dhe ishte dërguar në Spitalin Rajonal Korçë. Në bisedën telefonike familjarët pretenduan se punonjësit e policisë kishin ushtruar dhunë ndaj tij dhe vdekja...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin e Institucioneve të Reja të Qeverisjes së Drejtësisë i cili zbatohet në kuadër të thirrjes “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri” zbatuar nga S...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në sajë të sinjalizimeve të medias investigative, ka monitoruar dhe ofruar asistencë ligjore për çështjen e diskriminimit për shkak të gjendjes ekonomike dhe sociale të shtetasve që banojnë pranë ish-Kampit të Torovicës, Njësia Administrative Balldre, Bashkia Lezhë. Pas evidentimit të problematikës shqetësuese ...
Dje në datën 8 Maj 2018 një grup i Komitetit Shqiptar të Helsinkit ushtroi një monitorim ne komisariatin e policisë Dibër për të konstatuar në vend respektimin e lirive dhe të drejtave të personave të arrestuar, ndaluar dhe të shoqëruar. Në fakt nuk u gjet asnjë prej tyre. Por me këtë rast u verifikuan...
(Kliko mbi foton sipër për të parë fletëpalosjen e plotë)...
Bazuar dhe nxitur nga shkrimi i publikuar në median investigative BIRN (Reporter.al) “Rafineri, jo parfumeri”, në lidhje me ngritjen e zërit të banorëve rreth ish-Metalurgjikut kundër ndotjes, më datë 20 Shkurt 2018 Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), verifikoi në terren shkallën e ndotjes së ajrit, si pasojë e erës së rëndë të naftës dhe ndotjes...
Gjetjet kryesore Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur ndryshe si vetting është cilësuar nga Komisioni i Venecias si një masë e justifikuar dhe e nevojshme që Shqipëria të mbrohet nga korrupsioni, i cili, nëse nuk trajtohet, mund të shkatërrojë plotësisht sistemin gjyqësor. Organet ndihmëse[1] sikundër edhe institucionet e pav...
Korniza e re kushtetuese dhe ligjore për reformimin e sistemit të drejtësisë, ndër të tjera parashikon organizimin dhe funksionimin e organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, përkatësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), Inspektori i Lartë i Drejtësisë ...
Sipas njoftimeve në media, Komisioni Europian, nëpërmjet Raportit për Shqipërinë të përgatitur prej tij ka vendosur të rekomadojë hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) e përshëndet këtë vendim, duke shpresuar se ai do të shënojë edhe një hap përpara në respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ky...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpreh shqetësimin e tij sepse, megjithëse sot në dt. 13 Prill 2018, mbaron mandati 6 mujor i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore, nuk ka asnjë informacion nëse për ndonjë çështje të rëndësishme që është trajtuar të jetë arritur konsensus, nëse ka filluar ose jo puna me...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), paralelisht me rrugën gjyqësore ka ndjekur në rrugë administrative çështjen e diskriminimit në trajtim të të dënuarve dhe të paraburgosurve në lidhje me të drejtat e tyre si punëmarrës. KShH apo organizma shtetërorë apo jo shtetërorë, të brendshëm apo të huaj, kanë konstatuar se, pavarësisht numrit prej rreth 6...
Kjo çështje gjyqësore është ndjekur në kuadër të Projektit “Përmirësimi i situatës të të drejtave të njeriut në Shqipëri, nëpërmjet forcimit të Shtetit të së Drejtës” (Klinika Ligjore XII), mbështetur financiarisht nga Civil Rights Defenders. Ditën e djeshme, dt. 10.04.2018, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë shpalli vendimin me të ci...
Sot më datë 04.04.2018, rreth orës 10.40, nga media elektronike u njohëm për situatën e tensionuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku zhvillohej seanca për vleftësimin e ndalimit të protestuesve, në përputhje me nenin 258 pika 1 Kodit të Procedurës Penale. Si rregull seancat gjyqësore janë të hapura për publikun, me përjashtim të rasteve...
Reforma në sistemin e drejtësisë dhe zbatimi i saj në praktikë e bën edhe më të domosdoshme respektimin e parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë. Në një gjyqësor të pavarur është i papranueshëm, i dëmshëm dhe i kundërligjshëm çdo lloj ndikimi ndaj tyre. Madje ky ishte edhe një nga synimet e kësaj reforme. KShH përshëndet...
Në këtë drejtim i sugjerojmë institucioneve shtetërore të jenë më të ndjeshme, të veprojnë me transparencë, duke realizuar me minatorët një dialog të hapur, konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Në zgjidhjet e ofruara, vlerësojmë se duhet të merren në konsideratë dhe të adresohen të gjitha kushtet e vështira në të cilën minatorët kanë punuar dhe vazhdo...
NJOFTIM PËR SHTYP Të mërkurën në datë 21 Mars 2018 do të zhvillohet seanca e parë dëgjimore për një prej subjekteve të rivlerësimit kalimtar (vettingut) në sallën e Pallatit të Kongreseve, pra e hapur për publikun e gjerë. Njoftimi është bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), në faqen e tij zyrtare. Në këtë...
Të mërkurën në datë 21 Mars 2018 do të zhvillohet seanca e parë dëgjimore për një prej subjekteve të rivlerësimit kalimtar (vettingut) në sallën e Pallatit të Kongreseve, pra e hapur për publikun e gjerë. Njoftimi është bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), në faqen e tij zyrtare. Në këtë mënyrë KPK ka...