Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) që më datë 13 Nëntor 2017 ka përshëndetur ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në deklaratën tonë publike është theksuar nevoja që ky proces të ishte gjithëpërfshirës, cilësor, por jo i vonuar. Pas mbarimit të mandatit 6 mujor të këtij Komisioni dhe shtyrjes së afatit për veprimta...
Sipas njoftimeve në media, Komisioni Europian, nëpërmjet Raportit për Shqipërinë të përgatitur prej tij ka vendosur të rekomadojë hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) e përshëndet këtë vendim, duke shpresuar se ai do të shënojë edhe një hap përpara në respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ky...
Në datën 15 Shkurt 2018, Komiteti Shqiptar i Helsinkit realizoi një monitorim për verifikimin e vendgrumbullimit të mbetjeve buzë lumit Devoll, në fshatin Rreth Tapi, Bashkia Kuçovë. Monitorimi konstatoi pretendimet e shfaqura në median vizive (“Top Channel”, të publikuar në datën 30 Janar 2018). Në terren rezultoi se vendgrumbullimi i mbetjeve në ...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në përmbushje të misionit të tij Ju drejtua me shkresë zyrtare Kryetarit të Kuvendit për rishikimin e nenit 159, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet se: “Kur të dhënat janë të domosdoshme për të provuar veprën penale dhe vërtetësia e të dhënave mund të dalë vetëm nëpërmjet...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit po vijon përfaqësimin e shtetasit F. Z., i cili po kryen dënimin me burgim në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Krujë. Paralelisht me ndjekjen e çështjes në Gjykatën Evropiane, në muajin Korrik 2017, Komiteti Shqiptar të Helsinkit (KShH) i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë me Kërkesë për l...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpreh shqetësimin e tij të thellë për atë që ndodhi sot në seancën paralmentare, në ambientet brenda dhe jashtë Kuvendit. Opozita qysh më parë kishte deklarur se do të zhvillonte një tubim për të mos lejuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, si antikueshtetues. KShH respekton dhe mbron të drejtën kushtetue...
Pasi publiku i gjerë është njohur vazhdimisht nëpërmjet medias vizive, njoftimeve të herëpashershme të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), apo aktorëve të tjerë të shoqërisë, me problemin e ndotjes së rëndë për shkak të punës së paligjshme të guroreve dhe furrave gëlqerore në fshatrat e Krujës, autoritetet shtetërore nuk kanë pasur forcë...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), ndoqi me shqetësim pamjet filmike të publikuara nga emisioni investigativ “Fiks Fare” i televizionit Top Channel ditën e djeshme. Për të disatën herë dhe në periudha të ndryshme kohore, ky emision ka transmetuar ndotjen shqetësuese nga djegia e furrave të gëlqeres në fshatrat e Krujës. Pavarësisht denoncimeve t...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbështet dhe përshëndet investigimin e “Fiks Fare” për sigurinë ushqimore. KShH, e shikon të nevojshme të theksojë faktin se nuk është e para herë që produkte ushqimore kanë rezultuar jashtë standarteve, por mendon se ky problem nuk është ndjekur gjer në fund. Konkretisht publiku nuk është i informuar se çfarë ndikimi...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerëson dhe inkurajon përpjekjet për angazhimin në intensifikimin e luftës së koordinuar të Policisë së Shtetit, kundër prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike si dhe pastrimin e të inflirtuarve nga rradhët e punonjësve të policisë. KShH në konsultim me shtetasit dhe në mbështetje të disa të dhënave të pj...
Në faqet e gazetës “Shqiptarja.com” në muajin Gusht të këtij viti janë publikuar të dhëna për pasurinë e subjekteve që në mbështetje të ligjit nr. 9049 datë 10.06.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë (i ndryshuar)”, janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e tyre....
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), ka ndjekur me vëmendje njoftimet që jepen në media dhe që janë pasqyruar edhe në botimet përkatëse të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), ku bëhet fjalë për një sërë denoncimesh nga ky institucion i pavarur kushtetues, për dëme që i janë shkaktuar buxhetit të shtetit në vlera tepër të...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marrë shkas nga informacionet e medias, se në shtratin e lumit Tërkuzë në Bashkinë Kamëz, depozitohen dhe digjen mbetjet urbane, e verifikoi gjendjen në vend. Gjatë verifikimit rezultoi se pa mbërritur ende në vendin e depozitimit të mbetjeve, në ajër dukeshin shtëllunga tymi të zi. Afro 200 banorë protest...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka ndjekur diskutimin dhe debatin në Këshillin Bashkiak të Tiranës lidhur me rritjen e tarifave të çmimit të ujit. KShH nuk mund të analizojë, vlerësojë dhe të arrijë në përfundimin nëse është e nevojshme rritja ose jo e çmimit të ujit. Zgjidhja e kësaj çështjeje, mendojmë se kërkon studim të...
Prej disa muajsh Komiteti Shqiptar i Helsinkit po monitoron situatën e zbatimit të Ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, nga 19 Ministritë dhe Kryeministria. Monitorimi ka treguar që ligji njihet dhe zbatohet në nivele të ulëta nga institucionet e monitoruara. U konstatua se nga 19 ministritë vetëm 3 ministri kanë hartuar plane...
LETËR E HAPUR DREJTUAR MINISTRAVE TË PUSHTETIT EKZEKUTIV Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), prej muajsh po monitoron zbatimin e Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Në këtë kuadër, KShH ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me 19 Ministritë, Kryeministrinë dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhëna...
Më datë 18 Prill 2017 Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) organizoi një sesion informues me studentë të departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filiologjisë Përfaqësues të KShH-së Znj. Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive dhe Znj. Klejda Ngjela, Menaxhere Projektesh pranë KShH-së, ofruan kontributin e tyre në d...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), ndoqi me shqetësim pamjet filmike të publikuara nga emisioni investigativ “Fiks Fare” i televizionit Top Channel. Në këto pamje u transmetua ndotja shqetësuese nga djegia e furrave të gëlqeres në fshatin Borizanë dhe Nikël të Krujës. Para disa javësh, vëzhgues të KShH-së kanë kryer verifikime në fshatin Borizan...
Sot në dt. 27 Shkurt 2017, përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) u takuan me banorët e Fshatit Zharrëz të Bashkisë së Patosit, të cilët prej disa ditësh kanë nisur një tubim dhe kanë rrugëtuar drejt Tiranës, duke u vendosur para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Prej kohësh, banorët e Zharrëzës janë ankuar dhe...
Duke marrë shkas nga njoftimet në media dhe nga disa ankesa të banorëve në fshatrat Borizane dhe Kadias të Krujës, të cilët ankohen se vazhdon djegia e furrave të gëlqeres, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) realizoi një mision verifikimi në terren. KShH mori takim me përfaqësues të zgjedhur, me banorë të zonës, me pronarë të...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po ndërgjegjëson grupet e interesit si dhe po monitoron zbatimin e Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftim dhe konsultimin publik”. Gjatë monitorimit të veprimtarisë së hartimit të projekt-akteve nga ana e Ministrive, KShH mori dijeni për miratimin e projekt-ligjit “Për dhënie amnistie” në datë 07.12.2016 nga Këshilli ...
Në Fshatin Visokë të Bashkisë Mallakastër banojnë 400 familje, me rreth 1200 banorë. Ky fshat nuk ka patur historikisht ujësjellës. Ujin e pijshëm, banorët e siguronin në mënyra të ndryshme nga zonat përreth, qoftë duke e transportuar edhe me bagëti. Duke marrë shkas nga informacionet e pasqyruara në media, si dhe në kuadër të nismës...
Në Tetor të vitit 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Është ligj i rëndësishëm sepse për herë të parë rregullohet procesi i njoftimit dhe i konsultimit publik i projektligjeve, dokumenteve strategjik kombëtar dhe vendor si dhe politikave më interes të lartë publik. Është veçanërisht i rëndësishëm sepse...
Në zbatim të Projektit “Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të grupeve të interesit në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po monitoron zbatimin e Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftim dhe konsultimin publik” nga autoritetet publike. Në këtë kuadër, bazuar në të drejtën e info...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) e mirëpriti Ligjin Nr: 141/2016 që, veç të tjerave, amnistoi nga ndjekja penale të gjithë personat që vullnetarisht deri në datën 30 Prill 2017 deklarojnë ose njoftojnë organet e policisë për dorëzimin e armëvë të zjarrit të çdo lloji. KShH mbështet organet e policisë së shtetit që në zbatim të...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marrë shkas nga komunikata e djeshme për shtyp e Prokurorit të Përgjithshëm në drejtim të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald Lu, me keqardhje konstaton se, ky komunikim nuk është as i përshtatshëm dhe as i shëndetshëm për zbatimin e reformave në vendin tonë. KShH vlerëson...
KONFERENCE PER SHTYP: Mbi respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri përgjatë vitit 2016 Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është duke përgatitur raportin vjetor lidhur me situatën e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në vendin tonë gjatë vitit 2016. Bazuar në një traditë të përvitshme të KShH-së, vlerësuam që...
Të nderuar deputetë, Nuk është hera e parë që Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka bërë thirrje që në punimet parlamentare të shmanget gjuha e urrejtjes. KShH ka reaguar publikisht për këtë çështje, i bindur se do të gjente mbështetjen e opinionit të gjerë shoqëror. Meqë gjuha e urrejtjes këto kohët e fundit është intensifikuar dhe...
Në datën 23 Nëntor 2016, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) organizoi një forum informues me përfaqësues të medias dhe shoqatave të gazetarëve. Qëllimi i këtij forumi ishte ndërgjegjësimi i grupeve të interesit lidhur me standartet e reja ligjore për njoftimin dhe konsultimin publik të projektakteve dhe rëndësinë e ushtrimit të instrumentave të t...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vëren se ngjarjet e raportuara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Shën Koll dhe Vaqarr kanë cenuar sigurinë e personave të privuar nga liria dhe personelit që kujdeset për këta persona, në këto institucione. Pavarësisht se mënyra dhe rrethanat në të cilat kanë ndodhur këto dy ngjarje janë të...
Në dt. 22 qershor 2016, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka zhvilluar një monitorim në Institucionin e Ekzekutimit të vendimeve Penale Lezhë për shqyrtimin e disa ankesave të ardhura nga personat e burgosur. Nga ky monitorim rezultuan disa problematika dhe shkelje të të drejtave, nga të cilat e shikojmë të nevojshme të përmendim: 1. Situata...
Komiteti Shqiptar i Helsnikit (KShH) po zbaton Projektin “Rritja e transparencës së organeve të drejtësisë në luftën ndaj veprave të korrupsionit”, të mbështetur financiarisht nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, Shqipëri. Bazuar në Ligjin “Për të drejtën e informimit”, në Janar 2016, KShH i është drejtuar me shkresë Kontrollit të Lartë të Shtetit (KL...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) i është drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSh) me kërkesën për dërgimin e kopjeve të kallëzimeve penale që KLSh-ja, gjatë vitit 2014 i ka dërguar Prokurorive të Rretheve Tiranë dhe Durrës, si dhe kopjet e ankimeve të KLSh-së në gjykatë ndaj vendimeve të prokurorisë për mosfillimin ose pushimin e...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) edhe më parë i ka bërë thirrje përfaqësuesve të popullit në organin legjislativ (Kuvendit) që në debatin parlamentar, kritikat dhe vërejtjet e nevojshme për një qeverisje më të mirë të vendit, të mos i kthejnë në arenën e fyerjeve, shprehjes së fjalëve të pahijshme dhe ofenduese si dhe akuzave reciproke,...
Sot mediat e vendit njoftuan se forcat politike parlamentare arritën marrëveshjen lidhur me përmbajtjen e projektligjit për dekriminalizimin dhe se do ta miratojnë atë, me unanimitet, në seancën më të parë të Kuvendit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) përshëndet këtë marrëveshje dhe shpreson se ky ligj, jo vetëm do të miratohet, por dhe do të...
Nga njoftimet në media jemi njoftuar se, në mbasditen e datës 28 Qershor, ka ndodhur një ngjarje e rëndë më pasojë vdekjen e një minatori në një minierë të Martaneshit, në Bulqizë. Mediat njoftojnë se minatori Shaban Grica, 45 vjec, babai i tre fëmijëve humbi jetën nga shëmbja e një sasie të madhe minerali dhe...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) mësoi për ngjarjen tragjike që ndodhi në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Pasojat e rënda si, humbja e jetës së një efektivi të forcave Renea dhe plagosja e dy punonjësve të tjerë të policisë, janë të dhimbshme e shqetësuese. Nga deklarata e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe informacioneve që përcjellin...
Në datën 4 Maj, disa shtetas te qytetit te Kukësit organizuan një tubim, për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj pagesës së detyrimeve dhe kamatëvonesave të faturave të energjisë elektrike. Kërkesën e tyre paraprake për leje, lidhur me zhvillimin e tubimit, organet e policisë në rreth e kishin refuzuar, megjithatë organizatorët e zhvilluan tubimin...
Në datën 1 prill 2015, publiku erdhi në dijeni se në zonën e Marinzës, të Fierit kanë shpërthyer disa puse nëntokësore nafte. Si pasojë e shpërthimeve të përsëritura, të shoqëruara me çlirimin e gazit në ajër si dhe daljen e ujërave nëntokësore, situata është bërë e rrezikshme dhe për pasojë është dashur të evakuoheshin dhjetëra...
Sipas njoftimeve të medias, shoqëruar dhe me videot përkatëse, rezulton se në dt. 21 Shkurt 2015, punonjës të Komisariatit të Policisë Korçë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj qytetarit Tomi Misha. Për goditjet dhe plagët e marra ai është shtruar për mjekim në Spitalin Rajonal Korçë. Mësohet gjithashtu se, ndaj efektivave të policisë, Prokuroria e Rre...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vazhdimisht ka patur në qendër të vëmendjes sudimin e nismave ligjore të ndërmarra, me qëllim që të vlerësojë dhe të sugjerojë përmirësime, të cilat do të garantonin standard më të lartë për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe për të ruajtur e forcuar shtetin e të...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përshëndet aksionin e forcave të Policisë së Shtetit për të imponuar zbatimin e ligjit në disa zona të mbjelljes së bimëve narkotike si dhe trafikimit të tyre. Aksioni aktualisht është përqendruar në Komunën Lazarat, ku prej kohësh është folur se është një ndër qendrat kryesore të kultivimit e tregtimit të...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) edhe më parë ka reaguar publikisht kundër gjuhës së urrejtjes dhe sjelljeve agresive, që shpesh janë përdorur në Kuvend, si nga deputetë të maxhorancës dhe ata të opozitës. Është për të ardhur keq, madje është bërë tepër shqetësues fakti se ky fenomen, kohët e fundit, po manifestohet gjithnjë e më...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po ndjek me vëmendje situatën e rënduar në zonat e përmbytura të vendit nga rreshjet e kohëve të fundit, si dhe reagimet e veprimet e strukturave përgjegjëse të shtetit. Sipas informacioneve që ofrojnë mediat e shkruara dhe ato elektronike, janë përmbytur rreth 5000 ha tokë, 4.500 shtëpi dhe janë dëmtuar...